Jump to content

Feim Ibrahimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Feim Ibrahimi
Feim Ibrahimi
Lindi më: 20 tetor 1935
Lindi në: Gjirokastër
Vdiq më: 2 gusht 1997
Vdiq në: Torino, Itali
Kombësia: shqiptar
Profesioni: kompozitor


Feim Ibrahimi (Gjirokastër, 20 tetor 1935Torino, 2 gusht 1997)

I cilësuar si kompozitori që tronditi tabutë e realizmit socialist, është nga kompozitorët e parë shqiptarë të formuar tërësisht në vend, duke hyrë në Konservatorin Shtetëror të Tiranës në 1962, ku edhe u diplomua në vitin 1966, nën udhëheqjen e Prof. Tish Daija. Menjëherë pas studimeve, punoi si pedagog i kompozicionit, kontrapunktit dhe harmonisë (1966-1973) dhe në vitet 1973-1977 u emërua zv/drejtor i ILA. Periudhën më të gjatë të jetës se tij e kaloi si sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve (në vitet 1977-1991) dhe më pas drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (1991-1992). Në fund, ishte profesor i kompozicionit në Akademinë e Arteve deri në largimin e tij nga jeta.

Gjatë periudhës së izolimit kulturor të Shqipërisë, F. Ibrahimi u tregua një administrator i aftë, duke ushtruar një influencë pozitive në jetën muzikore shqiptare. Edhe pse në kushte jo të favorshme, sepse edhe vetë posti që ai kishte e detyronte të mbronte realizmin socialist, gjatë udhëtimeve të tij jashtë shtetit, Feim Ibrahimi kërkonte të ecte me hapin e zhvillimeve muzikore ndërkombëtare, duke eksperimentuar në mënyrë sekrete muzikën atonale  (p.sh. Quasi Sonata per violoncello e piano, 1975, rev. 1990), duke treguar interes për Xenakis që në vitin 1981 dhe duke ftuar në Shqipëri figura avanguardiste, si G. Stabler.

Ai u mundua gjithmonë të sillte të renë në muzikë, duke shkuar kundër rrymës komuniste dhe u përpoq me çdo mjet të çonte muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare. Që në vitin 1978 kërkoi me ngulm  anëtarësimin e Shqipërisë në UNESCO dhe mbas një periudhe 13-vjeçare peripecishë të panumërta, në vitin 1991, u bë themeluesi dhe presidenti i parë i Komitetit Nacional të Muzikës, i cili u anëtarësua, më në fund, në Këshillin Ndërkombëtar të Muzikës pranë UNESCO-s.

Në vitin 1992 themeloi edhe festivalin “Mbrëmje të Muzikës së Re Shqiptare”, duke i dhënë jetë në këtë mënyrë, epokës së re të muzikës sonë.

Në vitin 1994 krijoi shoqatën artistike “Pentaton” (sot Fondacioni Kulturor “Feim Ibrahimi”), që synonte organizimin e eventeve të ndryshme kulturore, si dhe krijimin e një konservatori privat për muzikantë të rinj me aftësi të veçanta muzikore.

Disa nga veprat e tij janë botuar nga Emerson Edition (Angli).

Pas titullit “Artist i Merituar”, për meritat e tij artistike, në vitin 1989 ka marrë edhe titullin “Artist i Popullit”.

Për kontributin e dhënë ne zhvillimin e kulturës shqiptare, Bashkia e Tiranës në vitin 2000 i ka akorduar titullin “Mirënjohja e Tiranës”.

Në vitin 2001 dhe 2008 Bashkitë e Durrësit dhe të Gjirokastrës i kanë dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Shkolla e Mesme e Muzikës së Gjirokastrës, mban emrin e tij. Disa rrugë në Tiranë, Durrës dhe Prishtinë, mbajnë gjithashtu emrin “Feim Ibrahimi”

Ka fituar shumë çmime në konkurset kombëtare dhe në “Koncertet e Majit”. Ka fituar dy çmime te Republikës, çmimi më i lartë për krijimtarinë në Shqipëri.

Në vitin 1990, nё Aalto theaterfoyer, nё Essen (Gjermani), u organizua dita “Feim Ibrahimi – Portret Artisti”, ku u prezantuan veprat e tij mё tё mira instrumentale, si edhe aktiviteti i tij si organizator i muzikёs shqiptare ndёr vite.

Nё vitin 1994, me ftesё tё presidentit tё Brahmsgesellschaft, kaloi njё periudhё si “composer-in-residence”, nё shtёpinё e J. Brahmsit, nё Baden-Baden dhe mё pas qendroi nё Salzburg, pёr tё studiuar muzikёn elektronike nё Mozarteum, periudhё nё tё cilёn kompozoi veprёn “De Profundis”, duke u bёrё kёshtu kompozitori i parё shqiptar qё shkroi muzikё elektroakustike.

Nё vitin 1995, kjo vepёr u zgjodh pёr Festivalin e Muzikёs Elektroakustike “Synthèse”, nё Bourges (Francё) e mё pas ёshtё luajtur edhe nё festivale e koncerte tё tjera tё kёtij zhanri.

Vepra e F. Ibrahimit, i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale,  muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri tek veprat skenike dhe elektroakustike. Ato ekzekutohen me shumë sukses në Shqipëri, Kosovë, Itali, Francë, Angli, Gjermani, Zvicër, Amerikë, etj.

Dialogo pёr violonçel e piano dhe Romanza “E la tua veste è bianca” (me vargjet e poetit S. Quasimodo), për soprano, violonçel dhe piano – të dyja të kompozuara në 1997, si dhuratё pёr bijën e tij, pianisten Etrita Ibrahimi – janë veprat e fundit të kompozitorit, i cili vdiq papritur në Torino (Itali), në 2 Gusht 1997.

I.  STAGE

-Provimi i fundit  (The last examination) choreographic scene, pf., choreography: Pëllumb Agalliu, KeM,

              8 May 1983.

-Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë  (The tenth wound of Gjergj Elez Alia) ballet, 2, Ismail Kadaré, after epic     

              poems of northern Albania, choreogr. Agron Aliaj, Tirana, Teatri i Operas e Baletit, 30 March 1985.

                                     

II.  FILM

(First screening in Tirana, unless otherwise stated)

-Ngadhnjim mbi vdekjen (Triumph over the death), dir. Gëzim Erebara – Piro Milkani, Gjirokastra, 13 Dec 1967.

-Përse bie kjo daulle (Why this daulle beats) after Ismail Kadaré’s novel Dasma (Wedding), dir.  Piro Milkani, 5 Feb 1969.

-Kur zbardhi një ditë (At the dawn of a new day), dir. Pirro Milkani, 8 March 1971.

-Pylli i lirisë (The forest of freedom), dir. Gëzim Erebara, 30 Oct 1976.

-Shembja e idhujve (The fall of the idols), dir. Pirro Milkani, 28 Aug 1977.

-Ballë për ballë (The confrontation), after Ismail Kadaré’s novel Dimri i madh (The long winter), dir. Kujtim Çashku – Piro Milkani, 7 Nov 1979.

-Të paftuarit (Uninvited), after Ismail Kadaré’s novel Prilli i thyer (Ruined April), scenario: Ismail Kadaré, dir. Kujtim Çashku, Dec 1985.

-Balada e Kurbinit (The ballad of Kurbin), dir. Kujtim Çashku, 1990.


III.  VOCAL

-Kantatë për komisarin (Mustafa Matohiti) [The song of commissary (Mustafa Matohiti)], Fatos Arapi, cantata, 4 mvmnts, Mez., mixed chorus, orch., 1969.

-Tanë Shqipnia asht betue pa gjak malet  mos me i lëshue (All Albania has sworn that doesn’t leave her mountains without blood), folk, northern Albania, vocal-symphonic poem for the 100th Anniversary of  the League of Prizren, narr., Ten., Bar., mixed chorus, orch., 1978.                          -Krisën topat (Roar the canons), folk, vocal-symphonic poem, mixed chorus, orch., KeM, 12 May 1983.

-Pushka ime (My gun), Th. Mocka, male chorus, orch., KeM, 14 May 1983.

-Suita (Suite), folk, chorus a cappella, 1984.

-Dremit liqeri (The lake sleeps), Lasgush Poradeci, 4vv a cappella, 19 May 1991.

-Rekuiem për humbjen e engjëjve: Vogëlushëve të Sarajevës, viktima të pafajshme të luftës (Requiem for the loss of the angels: to the little children of Sarajevo, innocent victims of the war), Xhevahir Spahiu S, A, T, B, mixed chorus, orch., 31 Oct 1995.

-Vera – Vera – Kokovera, folk, 3vv a cappella, Oct 1996.


IV.  SONGS FOR SOLO VOICE(S) AND PIANO OR INSTRUMENTS

-I kushtohet (Dedicated), Ismail Kadaré, S./Ten., pf., 17 Dec 1972.

-Lisi bleron vonë ( The oak tree greens slowly), Dritëro Agolli, Mez., pf., 1975.

-Shqiptar (Albanian), Viktor Qurku, ballad, Ten., pf., May 1977.

-Djaloshare (Youthful), Dritëro Agolli, Mez. or dramatic S., pf., n.d. before 1979.

-Në pranverë (In spring), Dritëro Agolli, Bar., pf., n.d. before 1982.

-Toka ime, kënga ime (My land, my song), Dritëro Agolli, 1v solo, pf., n.d., before 1982.

-Unë biri yt (Me, your son), Ali Podrimja, Mez., orch., 1982.

-Peisazhi i pyllit të rralluar (Landscape of a destroyed forest), Dritëro Agolli, S., pf., 1986-87.

-Natë e bukur (The night is beautiful), Goethe (alb. transl. Perikli Jorgoni), S., pf., 18 Oct 1988.

-Nessuno, Salvatore Quasimodo, S., pf., 22 June 1993.

-Rrjedh s’është lumë (It flows, yet it is not river), Ali Podrimja, B., pf., 1994.

-Recital i malësorit (The mountaineer’s recital), Migjeni, Ten., pf., 1975-95.

-Dosvidanja (Farewell), Serguei Essenin, (orig. Russian text), S., pf., 1 May 1996.

-Kush po shkon ashtu or Trimi dhe vasha (Who goes by like this or The young man and the maiden),  Lasgush Poradeci, male and female vv solo, orch., orchestrated by Gjergj Leka, 14 Sept 1996.

-Vdekja e druvarit (The death of the lumberjack), Dritëro Agolli, S., pf., 1996-97.

-Hymni i flamurit (The hymn of the flag), Fan S. Noli, 1v solo, ?orch., inc, 1987-96.

-Plaku dhe vdekja (The old man and death), Naim Frashëri, B., pf., 17 Oct 1990-Oct 1996.

-E la tua veste è bianca, Salvatore Quasimodo, S., vlc.,pf., dedicated to his daughter, pianist Etrita Ibrahimi, Torino, 28 June 1997.


IVa.  LIGHT SONGS

(1 v solo and orchestra, unless otherwise stated)

-Këngë or Baladë për Selam Musanë (Song or Ballad for Selam Musa);

-Këngë për revolucionin (Song for the Revolution), ?1v, ?vv, orch., all three: 1960s.

-Xhaketa e kuqe (Red jacket), Vllasova Musta, 1970.

-Ku po shkon, o partizan? (Partisan, where are you heading to?), 2nd Prize of the historical 1972 Albanian RTSH (Albanian Radio-Television) Song Festival.

-Kushtetutën e re miratoi kuvendi (The Parliament has ratified the New Constitution), well-known children song, ?Jan 1977.

-Shkëndij e diellit ndaj manushaqes (Violet), Naim Frashëri, from the film score Shembja e idhujve, 1977.

-Ti që ke në sy lirinë (Freedom is mirrored in your eyes), Ruzhdi Qatipi, 1v, orch., 1979.

-Mirëmëngjes (Good morning), Natasha Lako, dedicated to his daughter, pianist Etrita Ibrahimi, 1979.

-Një zambak i bardhë në gur (A white lily on the rock), Gjok Beci, 1980.

-Rrjedh në këngë e ligjërime (Flows a song of wailing), Gjok Beci, 1980.

The last four were among the greatest successes of popular singer Vaçe Zela, a legendary figure of the Albanian musical life in the 70s and 80s.


V.  ORCHESTRAL

-Concerto, vlc., orch., 1968.

-Suite, 3 mvmnts., from film score Ngadhnjim mbi vdekjen, 1969 or later.

-Symphonic poem, orch., 1970.

-Concerto, pf., orch. n° 1 bb, 1971.

-Poem, vl., orch., n.d., 1970s.

-Concertino, pf., orch., n.d. 1970s.

-Albanian Rhapsody n° 1, 1973.

-Epic Dance, 1974.

-Concerto, pf., orch. n° 2, 1975.

-Albanian Rhapsody n° 2, 1975.

-Variations on a folk theme, fl., orch., 1976.

-Fantasia, pf., orch., KeM, 9 May 1982.

-Concerto, ob., orch., KeM, 17 May 1982.

-Fantasia, fl., vl., orch., KeM, 1984.

-Poem-concerto, f, pf., orch., KeM, 1985.

-Symphony, 4 mvmnts., eng. hn. (3d mvmnt), str., 1987-March 1988. KeM

-Tragic symphony, d, 3 mvmnts and an epilogue, on 4 poems by Ali Podrimja, Migjeni, Ali Podrimja and Louis Aragon, recited before each movement, S. (textless), orch.: 1st version ?autumn 1990-?May 1992. Definitive version dated 1993-95.


VI.  CHAMBER AND TAPE

-Scherzo, fl., pf., ca 1962-68.

-String quartet, f, 3 mvmnts., ?1965-1989.

-Quasi una Sonata, vlc., pf., 1 mvmnt., atonal, 1975-90.

-Scherzo, vl., pf., 1970.

-Kontrast (Contrast), fl., ob., cl., hn., tpt., tbn., perc., pf., vl., vlc., 1992.

-Homazh për Bela Bartokun (A tribute to Bela Bartok), solo gui., 1992.

-Suite, fl. solo, atonal, 1980-93.

-De Profundis, tape (synthesizer, computer Mirditone), Apr 1994.

-Vikamë, trio, vl., vla., vlc., Aug-Oct 1994.

-Dialogo “Il regalo di nozze”, vlc., pf., dedicated to his daughter, pianist Etrita Ibrahimi, Tirana, March – Torino, 27 June 1997.


VII.  PIANO

-Album, 10 pieces for children, ca 1955-60.

-Toccata, pf., 1962-68.

-Various short pieces, n.d., before 1982.

-Suite, pf., and,  Suite, pf. 4 hands, from the ballet Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë, 3 mvmnts, after 1985.

-Abel Meditation, pf., dedicated to the family Abel, Baden-Baden 1994


BIBLIOGRAPHY

-Spiro Kalemi – Sandër Çefa: Historia e muzikes shqiptare. Analiza e veprave (The history of Albanian music. Analysis of works), Tirana, 1979, in 2 vols., vol. I, pp.10, 14, 44, 46, 53, 59, 61-62, 88-93, vol. II, pp. 3, 4, 6, 7, 8, 10, 14, 48, 101-105, 131.

-Spiro Kalemi: Arritjet e artit tonë muzikor. Vepra dhe krijues të muzikës shqiptare (Achievements of our musical art. Creations and creators of Albanian music), Tirana, 1982, pp. 148-156.

-Various authors: Historia e muzikës shqiptare (The history of Albanian music), 2 vols., mimeographed Tirana, 1984-85, vol. I, pp. 215, 216, 222, 224, 239, 241, 243, 244, 250, 262-66, vol. II, pp. 329, 336, 340, 341, 344, 377, 391, 408-9, 417-19, 427-28.

-Abaz Hoxha: Filmi artistik shqiptar 1957-84, filmografi (Albanian art-films 1957-84, a filmography), Tirana, 1987, pp. 38, 46, 59, 122, 145, 178.

-George Leotsakos: Alvaniki moussiki. Historia kai katagrafi enos monadhikou phaenoménou (Albanian art-music. The history and recording of a unique phenomenon) Provisory title. A volume of ca 650 pp. Under publication, by Panepistimiakés ekdhosseis Kritis (Creta University Press).

                                                                                                                                                       

                                                                                (Lista e veprave është marrë nga The New Grove Dictionnary of Music and Musicians)

  • Këngë, Albanian Piano Music, Vol. 1, Kirsten Johnson, piano, Guild GMCD 7257; përfshin Toccata for Piano të Ibrahimit.
  • Rapsodi, Albanian Piano Music, Vol. 2, Kirsten Johnson, piano, Guild GMCD 7300; përfshin Vals dhe Valle për piano të Ibrahimit