Lindje, perëndim, lindje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Lindje, perëndim, lindje është një film i ri shqiptar i vitit 2008 me regji të Gjergj Xhuvani dhe aktor kryesor Ndriçim Xhepa. Personazhi i Ilo Zotos është një trajner çiklizmi dikur vetë kampion i çiklizmit, por tashmë ka rreth 20 vjet që ka lënë sportin dhe punon thjesht si një biçliketazhi, si shumë sportistë që me kalimin e viteve harrohen ose përfundojnë në punë të zakonshme dhe nuk kanë më atë shkëlqimin që kanë kur janë në sport. Për hir të së vërtetës sporti këtu tek ne asnjëherë nuk ka prodhuar financë, para që më pas sportistët ti kenë për jetën e tyre dhe familjet e tyre. Edhe në këtë rast jeta deh fati i këtij personazhi është krejtësisht i zakonshëm, i thjeshtë dhe punon biçikletaxhi. Ai ka një dyqan, por në një moment vjen një njoftim nga shteti që një ekip çiklistësh duket që të shkojë dhe të përfaqësojë shtetin tonë jashtë vendit, në një aktivitet tur çiklistik që zhvillohet në Francë. Për të krijuar një ekip kombëtar me çiklistët më të mirë të momentit vendosin dhe për një trajner që duhet ta drejtojë këtë ekip. Atëherë ministria mendon për njeriun i cili ka qenë kampion vite më përpara që është personazhi që kam unë në film. Momenti në film është i vitit 1989-1990. Është një kohë kur ndërrohen sistemet, kur ndodhin ikjet me anije të shqiptarëve etj, pra është një kohë kur ky ekip çiklistësh del për të kryer aktivitetin mes shumë peripecive që janë të panumërta. Kërkon të kthehet tashmë në atdhe, por nuk kthehet dot sepse kufijtë janë të bllokuar. Pra ekipi i çiklistëve ikën, del jashtë dhe në momentin që duan të kthehen ata nuk munden sepse janë të bllokuar kufijtë sidomos nga krahu i portit të Durrësit, andej dhe nga ata kanë dalë për këtë tur çiklistik bashkë me trajnerin sëbashku me një autobus. Në këtë tur çiklistik ekipi do të shkonte në fillim në Itali dhe më pas do të udhëtonte drejt Francës. Pastaj të gjitha peripecitë në film janë të njëpasnjëshme dhe e mira është që të ngelen për ti shijuar në premierën e filmit. Pra ky është pak a shumë subjekti i filmit dhe roli im që është trajneri Ilo Zoto një rol kryesor.

Regjisor[redakto | redakto tekstin burimor]

Interpretojnë[redakto | redakto tekstin burimor]