Romir Zalla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Romir Zalla
Informacione personale
Ditëlindja 30 Maj 1973(1973-05-30)
Vendlindja Shqiperi
Profesioni Aktor
Kombësia Shqiptar

Romir Zalla lindi më 30 Maj të vitit 1973 Tiranë , eshte nje aktor, regjisor dhe producent televiziv shqiptar. Është bere i njohur per publikun pas shfaqjes te tij si komedian ne vitin 2004 me rolin e Llambit ne spektaklin televiziv "Portokalli" ne Top Channel.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Romir Zalla i martuar me aktoren dhe regjisoren Suela Bako, ka dy femije Kaltrin dhe Hermes. Aktivitetin e ka nisur qysh femije duke marre pjese ne shume radiodramatizime prane Radio-Tirana (1983-1990) dhe pjesmarres ne shume shfaqje dhe Olimpiada Teatrale per Femije, ku ne disa prej tyre ka marre dhe disa cmime per interpretim te mire. Po keshtu dhe gjate shkolles se mesme merr pjese ne disa Konkurse Poetike dhe Festivale Teatrore per te Rinj ku ne njerin prej tyre merr perseri cmim si interpretues i mire per rolin e Zenelit tek "Pas vdekjes" te A. Z. Cajupit (1989) Kryen studimet e larta per aktrim ne Akademine e Arteve, Tirane (sot Universiteti i Arteve) ne kursin e pedagogeve Xhevdet Feri dhe Timo Flloko (1993-1997). Gjate studimeve te larta merr pjese ne disa workshope me Fiona Shaw, Deborah Warner, Stephen Powell, Guy Alloucheries. Gjithashtu merr pjese dhe ne disa Konkurse Poetike dhe Festivale Teatrore Studentore ku ne njerin prej tyre merr cmimin Aktori me i Mire me rolin e Logjistit tek "Rinoceronti" te E. Joneskos (1995) si dhe “I Riu i Afirmuar i Vitit 1996”- Çmim vjetor i dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Gjate studimeve permendim pjesmarrjen ne shfaqjen prane Teatrit Kombetar "Vdekja e Dantonit" me regji te Vladimir Millcin (1996) Si dhe pjesmarrjen ne musicalin e pare ne Shqiperi "The Fantastics" me regji te Elliot Swift (1997)

Pas studimeve e nis aktivitetin ne Teater si aktor profesionist i lire qe prej vitit 1998 e deri me sot. Ka luajtur ne skenat e qyteteve Tirane, Durres, Elbasan, Fier, Vlore, Korce, Pogradec, Lushnje, Shkoder dhe amfiteatrot e Durresit, Apolloni dhe Butrint. Pjesmarres ne disa turne dhe shume Festivale Teatrore ne Prishtine, Ferizaj ne Kosove; Ulqin, Tuz ne Malin e Zi; Shkup, Diber, Struge ne Maqedoni; Si dhe ne Sofie, Sliven ne Bullgari; Athine, Selanik ne Greqi; Milano, Verona ne Itali, Londer, Angli; Kajro, Egjipt;

Rolet e tij ne teater: Plaku - "Rinoceronti" (1998) Trinkulo - "Shtrengata" (1998) Mr. Smith - "Kengetarja Tullace" (1998) Emanou - "Varreza e Makinave" (1999) Korifeu - "Kaloresit" (1999) Populli - "Y2K" (1999) Tomi Wingfilld - "Menaxheria e Qelqte" (2000) Oratori - "Karriget" (2000) Harold Micell - "Tramvaj me Emrin Deshire" (2001) Antonio - "Rreshajet" (2003) Nikollaj/Tarara - "Dashuri, Paqe, Para" (2003) Kadriu - "Ne Emer te Popullit" (2003) Horat - "Hamleti... vazhdoni tekstin" (2005) Burri - "Nata" (2005) Gaetan Galop - "Ndaj te Ngrysuri" (2005) Dimitri Fetisov - "Kolonel Zogu" (2009) Burri i Gjate - "Ana" (2010) Venticelo 1 - "Amadeus" (2011) Brixhida - "Klani i te divorcuarave" (2012) "Aktor - Made in Albania" Stand Up Comedy (2014) Teze/Oberon - "Enderr e Nje Nate Vere" (2015) Majkell Woters - "Dikush Qe Do Te Kujdeset Per Mua" (2015) Robert - "Mbroni shpellarin" (2015) "Stand Up Show" (2015-2016) Menhemi - "Binjaket" (2016) Burri - "Nje Jete Me Ty" (2016)

Ka punuar si pedagog i Mjeshterise se Aktorit prane Fakultetit te Artit Skenik. Akademia e Arteve, Tirane (sot Universiteti i Arteve) (1998-2004). Pjesmarres dhe fitues i cmimit "Per Fryme te Re Teatrore" me shfaqje studentore ne Festivalin "Skena UP" ne Prishtine, Kosove (2003). Eshte bashkeautor i librave per shkollat e mesme te lendeve "Artet", "Historia e Artit"

Ka punuar si asistent regjisor dhe regjisor skenik me disa shfaqje. Permendim operetat "La Serva Padrona" dhe "Il Maestro Di Capella" me dirigjent Matthieu Mantanus

Ka punuar si regjisor dhe producent televiziv ne disa kanale televizive. Permendim ketu shume emisione per femije dhe te rinj ne Televizionin Arberia (1999-2004), "Kopertina VIP" ne Televizionin Klan (2001-2002), programin e pare mesimor televiziv per femije "Te Luajme Shkollash" ne Digitalb (2006), "Dua Vendin Tim" (2012-2013), "Duel i Heshtur" (2015-2016) ne Top Channel. Pjesmarres ne nje workshop per programet per femije ne Prishtine, Kosove me Irene Wellershoff (2002) si dhe Festivalin e Filmit per Femije ne Nish, Serbi (2004)

Ka marre pjese si aktor dhe host ne shume dublime filmash, spektakle televizive, spote televizive, seriale dhe dokumentare. Permendim ketu dublimet ne serialin e pare televiziv dubluar ne shqip "Per Ty" (2004) , me rolin e Baristit ne spektaklin e pare televiziv ne nje televizion privat "Kolazh" (1998), pjesmarres ne spektaklin e pare me humor ne televizionet private me rolet Llambi, Endri, Psikologu, Bjondi, Agushi, Engjelli, Shekspiriani, Stari TV dhe per here te pare ne Shqiperi me monologe Stand Up Comedy ne televizion ne spektaklet "Portokalli", "Shtojzavallet", "Summer Fest" (2004-2015), ne "Fiks-Fare" (2016), spote per Digitalb, Intersig, QTU, Ro-AL, Peyman dhe ka punuar si skenarist promosh prane Ashley & Holmes (2006-2007), ne spektaklin "Ti Vlen" (2009), ne serialet "Komuna e Parisit" (2009), "Taksisti" (2014), ne dokumentarin "Dasaria" (2013) etj

Filmografia[redakto | përpunoni burim]

Viti Titulli Roli
2015 Mëngë këmishe Kamarier
2014 Darka Adi
2010 Komuna Parisit
2009 The Final Sprint Niko
2009 Gjallë! Tiku
2007 Mao Ce Dun Police
2004 Portokalli (TV Series) Llambi
2004 Tideline Sirian Soldier
2004 Lulebore Embassy Man
1994 Nekrologji Servant

Referencat[redakto | përpunoni burim]

Romir ZallaIMDb Panorama GazetaExpress KultPlus