Mao Ce Dun
Mao Ce Dun është film shqiptar i vitit 2007 me regji nga Besnik Bisha skenar nga Besnik Mustafaj dhe drejtor fotografie Nino Çeleste , me produksion nga B and G film Pro me Digitalb dhe Albanian Public Television, drejtor artistik Arben Basha
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një film me stil provokues dhe humor të hidhur i cili tregon realitetin në një vend komunist si Shqipëria e viteve 1970, përmes syve dhe mëndjes së mprehtë të një cigani.[1] Ngjarja zhvillohet në një qytet të vogël në Shqipëri ku përveç jetësës civile të mirë organizuar të banorëve ndeshemi edhe me një komunitet të vogël ciganësh. Rrjedha e qetë e jetës së tyre trazohet nga lindja e një fëmije. Djali i nëntë i familjes cigane do të gëzojë jo vetëm familjen e tij por të tërë komunitetin rom. Në fakt, lindja dhe mirëqenia e tij do të jenë në krye të axhendës së marrëdhënieve zyrtare shqiptaro-kineze. Çfarë mund të shqetësojë shtetin komunist të kohës? Pikërisht lindja e një fëmije cigan me emrin MAO CE DUN, ne 1970.
Aktorët dhe rolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fadil Hasa ... Hekuran Romalini
- Miola Sitaj ... Sulltana Romalini [2]
- Ola Sadiku ... Xhina
- Marko Bitraku ... Myslymi
- Vangjel Toçe ... Tahiri
- Zehrudin Dokle ... Abdiu
- Natasha Sela ...cigania
- Ervin Bejleri
- Genci Fuga
- Romir Zalla...Polici
- Fatos Qerimaj...Muzika
- Fadil Kujovska...
- Olta Daku...
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Qëndra Kombëtare e Filmit (2006-2010), fq.12
- ^ https://www.imdb.com/title/tt1254284/fullcredits?ref_=tt_cl_sm#cast