Letra Fatale
Letra Fatale është film shqiptar i xhiruar në vitin 2005 dhe i shfaqur më 12 dhjetor të vitit 2005 në Tiranë. Ai doli si një film nga mini-seriali "Njerëz dhe Fate" me regji nga Ylli Pepo dhe skenar nga Ruzhdi Pulaha. I xhiruar në Shqipëri dhe Itali.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Letra fatale është një film me tematikë mbi rininë dhe problemet e sotme sociale. Në qendër të vëmendjes është jeta dhe fati i dy të rinjve, të cilët dashurohen, por për arsye që nuk varen prej tyre, dy të rinjte do të ndahen. Djali ikën larg dhe vajza e kërkon gjithandej. Në rrugën e saj ajo ndeshet me shumë të papritura, enigma dhe mistere. Fundi i filmit është një himn për dashurinë e vërtetë, për përpjekjet e njeriut që të gjejë vendin e tij në shoqëri. Filmi është prodhim i Radio-Tetevizionit Shqiptar, i cili vitet e fundit ka filluar të lëvrojë gjinine e filmit artistik në kinema, duke u bërë mbështetës i kineastëve dhe artistëve shqiptarë.