Valentina Kita
Valentina (Xhezo) Kita (Elbasan, 26 janar 1960) aktore e teatrit dhe filmit shqiptar[1]. Kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve për aktore. Përveç roleve televizive dhe kinematografike, ka luajtur një sërë rolesh teatrale në Teatrin "Skampa" dhe në Teatrin Kombëtar. Ka interpretuar rreth 50 role, nga të cilat veçohen: Aleksandra tek "Nepërka", Ana tek "Engjëjt e skëterrës", Ana te "Vdekja", Aspasia tek "I pangopuri", Theothoria te "Pushteti i grave", Zana te "Kyci i artë", Jona te "Turneu"[2]. Gjithashtu ka punuar si regjisore në programacione të ndryshme të Radio Televizionit Shqiptar.
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka luajtur në shtatë filma artistikë, ku dy ishin role kryesore, si dhe në disa telekomedi. Aktrimin e ka filluar me një rol të vogël në filmin "Nata e parë e lirisë" (1984)[3]. Roli i saj më i spikatur ka qënë ai i Xhulit në telenovelën Njerëz dhe Fate, në të cilin interpretonte bashkëshorten e një biznesmeni të korruptuar. Në këtë telenovelë ajo luante në krah të bashkëshortit të saj, aktorit Piro Kita, i cili interpretonte rolin e të dashurit të saj.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nata e Parë e Lirisë - shoqja e Petritit, (1984) – film
- Vendimi - Klotilda, (1984) – film
- Kronikë e atyre viteve, (1986) – film televiziv
- Pranvera s'erdhi vetëm - (shoqja e dhomës), (1988) – film
- Ngjyrat e Moshës - Meri Kola, (1990) – film
- Hajdutët - Xhuli, (1995) – telekomedi
- Njerëz dhe Fate - Xhuli, (2002-2003) – telenovele
- Tifozët - Xhevo, (2004) – telekomedi
- Gjoleka, Djali i Abazit - Komshia e inatosur, (2006) – film
- Ballkan Pazar - Angjeliqi, (2011) – film
Teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kyçi i Artë - Zana, (1985)
- Pushteti i Grave - Theodhoria, (1985)
- Turneu - Jona, (1987)
- Sa Shumë Gjethe të Thata Atë Vjeshtë - Meli, (1989)
- Nepërka - Aleksandra, (1989)
- Qytetrrethimi - Suzi, (1998)
- Darka e të Marrëve - (1999)
- Pastiçeri e Merituar “Bellavista” - (2000)
- Profesioni Më i Vjetër - Lilian, (2001)
- Engjëjt e Skëterrës - Klara
- I Pangopuri - Aspasia
- Vdekja - Ana
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Hoxha, Abaz (2002). Enciklopedi e kinematografisë shqiptare. Tiranë: Toena. fq. 420. ISBN 99927-1-570-7.
- ↑ "Valentina Kita (1960)". Urbannews.al (në anglishte amerikane). 2021-01-26. Marrë më 2025-09-22.
- ↑ Sporti, Kinemaja-Arti Skenik & (2021-01-25). "Valentina Kita - Xhezo | Profile!". Albanian Cinematography - Sport (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-22.