Shko te përmbajtja

Gentian Zenelaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gentian Zenelaj
Lindi13 gusht 1977 (48 vjeç)
Lezhë, Shqipëri
KombësiaShqiptar
ProfesioniAktor, Komedian
Vite aktiviteti2004–
TelevizioniPortokalli (2004–2007)
Apartamenti 2XL (2010–2014)
TV Klan (2017–)
TV Klan
  • Stop (2017–)
  • Klanifornia (Dhjetor 2019–Qershor 2020)

Gentian Zenelaj (lindur më 13 gusht 1977) është një aktor dhe humorist shqiptar. Zenelaj është i njohur kryesisht nga paraqitja e tij në Portokalli prej 2004 deri 2007, dhe në Apartamenti 2XL prej 2010 deri 2014. Ai filloi karrierën e tij në 2004 në shfaqjen në Portokalli me grupin ShBLSh, kur ky grup ishte skica më e preferuar në të gjitha shfaqjet.[sipas kujt?] Pas 4 sezoneve në Portokalli, grupi ShBLSh u nda. Pas tre sezoneve në Apartamenti 2XL, shfaqja u anulua në 2018, por me aktorët e njëjtë prodhuesi dhe transmetuesi televiziv krijuan Sketch Show Albania. Sketch Show shfaqet për dy sezone, por kjo shfaqje nuk ka sukses. Në Dhjetor 2019, ai hyri tek Klanifornia por iku pas Koronavirusit. Që nga 2017, ai është ne emisionin Stop me Saimir Kodrën.

Gentiani është i njohur për aktrimin e tij në filma. Dy filmat që ka luajtur janë: Gjallë (2009) dhe Koha e Kometes (2008).[1]

  1. Klan - 493-499 p110 2007 "... vazhdojnë të mbeten rolet e policit (Florian Binaj),"The Shblsh" (Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj),dhe psikologu dhc pacienti (Romir Zalla dhe Marin Orhanasi). "