Në shtëpinë tonë
Pamja
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Filmi "Në shtëpinë tonë" prodhim i vitit 1979.
Regjisor: Dhimiter Anagnosti dhe skenar i Kiço Blushi.
Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Roza Anagnosti - Mesuesja
- Bujar Asqeriu - Fatos Gjini
- Tatjana Leska - Ana
- Eptan Lohja - Fatmiri
- Mimika Luca - Flora
- Robert Ndrenika - Stefi
- Ilia Shyti - Komshiu
- Esma Agolli -
- Marta Burda - Komshija
- Marika Kallamata - Komshija
- Xuzepina Panhi -
- Evis Bakllamaja -
- Zyra Cerkani -
- Era Dhimitri -
- Skender Hoxha -
- Dhimitra Keta -
- Llambro Konomi -
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Miri ka kuptuar se e motra e tij Ana, është e dashuruar me një të ri i cili është teknik pajisjesh elektrike në atë zonë. Duke pasur një keqkuptim me mësuesen e tij, ikën nga shkolla në drejtim të pa caktuar. E motra vë në dijeni të ëmën për vonesën e të vëllait, e cila kërkon ndihmën e organeve të policisë. Babai i tij habitet kur e takon të birin në periferi të qytetit. Edhe të tjerët shqetësohen, sidomos mësuesja e Mirit. Prindrit shqetësohen edhe për vajzën e tyre, pasi Miri ia tregon babait sekretin e dashurisë të së motrës. Pas shumë përpjekjeve, dashuria e Anës ngadhënjen mbi prindërit e saj, të cilët bien dakort me të.