Jump to content

Bujar Asqeriu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bujar Asqeriu lindi më 13 gusht 1956Vlorë, Shqipëri. Është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar.

U diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe u rikthye në qytetin e lindjes, më 1979. Për 15 vjet ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe pati një karrierë intensive në film, duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, respektivisht ne filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mire” 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985.

Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Në shtëpinë tonë” 1979, “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” 1979, “Në Prag të lirisë” 1981, “Në emër të lirisë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988, “Jeta në duart e tjetrit” 1990, “Deshperimisht” 2000.

Filmi
Viti Roli
Filumena Marturano (1996) Domenico
Pamje nga ura (1987) teater
Trapi i vjetër - (1985) deputeti (telekomedi)
Lettere al vento - (1983) Gon Doji
Prindër të vegjël - (1971) (TV)
Jeta në duart e tjetrit - (1970) Spiro
Misioni përtej detit - (1968) Andrea
Në emër të lirisë - (1967) Oficeri gjerman
Telefoni i një mëngjesi - (1967) Astriti
Tri ditë nga një jetë - (1966) shoku i Sandrit, kineasti tjeter
Një emër midis njerëzve - (1964) Avni Rustemi
Njeriu i mirë - (1982) Telo
Ditë të qytetit tim - (1962)(TV)
Në prag të lirisë - (1960) Qemal Orhanaj
Në shtëpinë tonë - (1959) Fatosi
Liri a vdekje - (1959) Muzaka
Radiostacioni (1959) Sherifi
Shkembimi - [(2022)] Gjyshi
Ego-2023 Babai i Qorrit/Doktori

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[[1]] Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.