Jump to content

Pamje nga ura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pamje nga ura, është një teatër shqiptar me premiere në nëntor-dhjetor 2007.

Një familje italiane në lagjet e Bruklin mbart fatin e shumë të tjerave që morën rrugën drejt ëndrrës amerikane. Edi Karbone është një prej tyre. Ngarkesa emocionale që e gjen edhe në personazhet e tjerë, ka zbritur dukshëm në të. Timo Flloko ndërron shpesh fytyrat. Ai është një italian, të cilit duart i janë bërë me kallo nga puna. Sapo zbret shkallët e hekurta gjendet streha që ai ka arritur të sigurojë për Bean (Yllka Mujo), gruan e tij, dhe për mbesën e saj jetime, Ketrin Olta Gixhari. Flloko vjen në këtë rol pas një interpretimi të rëndësishëm në pjesën “Për një fjalë goje”. Personazhi i tij mban një dramacitet i shkaktuar jo vetëm nga jeta prej emigranti. Ai plagoset shpirtërisht nga thyerja e marrëdhënieve me Ketrin. Fillimisht ai e donte në rolin e një babai, e mbronte dhe kur ajo bëhet një vajzë e bukur, e ka të pamundur të mos e shohë si një fëmijë. Ndjenjat e tij shkojnë më tej, ndonëse ai i lufton. Personazhi i Fllokos flet me hijen e rëndë edhe kur nuk ka fjalë. Ndërsa Bea, nën interpretimin e Yllka Mujos është një mbështetje e mirë për të. Yllka Mujo përthith sërish rolin e një gruaje. Të gjetura ishin batutat që përcillnin një humor fin e që fshehtas vinin më në pah dramën. Sidomos të ushqyera nga personazhi i Rudolfos, përcjellë mjaft mirë nga aktori dhe regjisori i ri, Indrit Çobani. Së bashku me Markon (Bujar Asqeriu), ata janë dy vëllezër italianë që kanë kaluar klandestinçe drejt Amerikës. Gjejnë strehë në shtëpinë e Edi Karbones, si kushërinj të Beas. Ardhja e tyre do të jetë një krisje e madhe për Edi Karbonen. Ketrin dashurohet me Rudolfon dhe Karbone nuk mund ta pranojë këtë. Bën çmos që t’i ndajë. Ndjenja e shtyn deri sa të denoncojë se në shtëpine e tij gjenden dy emigrantë italianë të paligjshëm. Marko, nga duart e të cilit presin bukën fëmijët dhe gruaja që ka lënë në Itali, nuk mund ta përtypë këtë. Një figurë e realizuar mjaft mirë nga Bujar Asqeriu. Mes tij dhe Edit nis një urrejtje që është gati t’i sakrifikojë të dy. Në kushtet e një dyzimi të thellë, Edi Karbone përleshet me Markon, duel që ndalet nga të tjerët. Në gjithë atë presion, Edi i jep fund jetës. Drama kulmon në këtë çast. Ishin të shumtë mes publikut ata që e kaluan me përlotje këtë çast. Ndërsa Fatos Sela mbyll sërish rrëfimin që pritet me duartrokitje të shumta.