Olta Gixhari
Olta Gixhari | |
|---|---|
| Lindi | 8 korrik 1986 (39 vjeçe) Durrës, Shqipëri |
| Kombësia | Shqiptare |
| Arsimi | Akademia e Arteve, Tiranë |
| Profesioni | Aktore |
| Vite aktiviteti | 2007–prezent |
Olta Gixhari (lindur më 8 korrik 1986) është një nga aktoret më të suksesshme të kinematografisë dhe teatrit shqiptar dhe shpeshherë e cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare.
Jeta e hershme dhe edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ka lindur më 8 korrik 1986 në Durrës. Pas përfundimit të Akademisë së Arteve në Tiranë, bëhet e njohur për publikun me shfaqjen teatrale “Pamje nga ura” me të cilin njeh sukses imediat.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pervec teatrit dhe kinematografisë , ka qenë edhe një figurë mjaft e spikatur në televizion , ku permendim: pjesëmarrjen e saj në DWTS Albania 2 (2011), emisioni “Në 1 javë”; anëtare jurie në YFSF (YOUR FACE SOUNDS FAMILAR),bashkë-prezantuese e “Kënga Magjike” dhe Kafazi i Artë. Së fundmi pjesëmarrja e saj në formatin Big Brother Vip Albania 2 e ktheu në qendrën e vëmendjes duke qenë një nga personazhet më të komentuar.]]
Projekti i saj më i fundit televiziv ka qenë në Dancing with the stars Albania 2 si anëtare jurie.
- Disa nga projektet kinematografike dhe teatrale:
- Pamje nga ura( 2007,)
- Opera per tri grosh (teatër)
- Vetëvrasësi (teatër)
- Pharmakon (film)(vlerësuar me cmimin :”Best actress ne festivalin Levante ne Bari, Itali)
- Love (film)
- Bolero ne vilen e pleqve (film)
- Te berberi (serial)
- Millenium (serial)
- Amsterdam Express ( film)
- Tri motrat e Cehovit ( teatër)
- Në kuadër të dashurisë. (film) (Prodhimi i parë i Top chanel films)
Ne kuader te dashurise pati nje numer rekord shitjesh duke u shpall dhe filmi i vitit 2023.
Olta Gixhari ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj personale . Ne vitin 2020 , largohet nga Shqiperia për në Spanjë , ku më 21 gusht , te këtij viti , sjell ne jetë djalin e saj Amar . Në finalen e DWTS , më 29 dhjetor 2023 , ndan ekskluzivisht për publikun se është ne pritje të një fëmije të dytë .