Kërceni tek përmbajtja

Amsterdam Express

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Amsterdam Express
Zhanri
  • Drama
Shkruar nga
  • Fatmir Koçi
  • Jonathan Preece
Regjia ngaFatmir Koçi
Në role kryesore
Kompozitori/jaArt Denisson
Shteti i origjinësShqipëri
Gjuha origjinaleShqip
Prodhimi
Producenti/jaBlerim Destani
KameraEnzo Bradner
Montazheri/jaMax Vonk
Kohëzgjatja107 minuta

Amsterdam Express është film i zhanrit Dramë, i vitit 2014, me regji të Fatmir Koçit, regjisor dhe skenarist në këtë prodhim.

Filmi trajton historinë e një djali shqiptar që transferohet në Amsterdam për të siguruar para për të ndërtuar shtëpinë e tij në Shqipëri, përfshihet në afere ilegale si trafikim droge dhe prostitucioni. Kryen një martesë fiktive me një bajyë të pashme hollandeze duke pasur dashurinë e tij në Shqipëri. Ai kërkon të fitojë para të shpejtë në çcdo formë të mundshme por përfundon duke u kthyer mbrapsht në shtëpi duarbosh pasi harxhon eurot e tij të fundit për të shpëtuar një vajzë të re nga skllavëria e seksit. [1] Në kryeqytetin hollandez përfshihet në aktivitete kriminale dhe në një tjetër raport intim, duke përfunduar kështu mes trazirave dhe dy dashurive. “Romancë e fortë që protagonisti lë pas dhe një romancë e re që nis në Amsterdam, rikthime të forta të memories për atë që ka lënë në Shqipëri dhe një njeri që i ofron para’ të shpejta përmes drogës dhe skllaveve të seksit. Këtu nis drama e tij e fortë”, shpjegon Fatmir Koçi. Në rolin e protagonistit, Blerim Destani: “Personazhi im nuk ka kushtet financiare për të krijuar familje dhe shkon në Amsterdam për t’i krijuar këto kushte.” Për herë të parë në një film shqiptar, në rolin e protagonistes, Flonja Kodheli: “Personazhi im është një vajzë që vjen nga një familje tipike shqiptare. Është një karakter shumë kompleks që lufton me pengesat për të dashurin e saj dhe për të shprehur lirinë e saj.” Në rolin e antagonistit James Biberaj, aktori shqiptar pjesëmarrës në disa filma hollivudianë: “Personazhi im është një kriminel në Hollandë që vjen në Shqipëri për të marrë hakun pasi më ka tradhëtuar protagonisti. Ky personazh nuk është vetëm i keq, por tregon edhe të mira.”

  • Dritan Kastrati si Deki
  • Blerim Destani si Bekim
  • Flonja Kodheli si Marta
  • James Biberi si Van Doom
  • Bujar Lako si Selim
  • Rajmonda Bulku si Vjollca
  • Olta Gixhari si Dora
  • Carolien Spoor si Suzanna
  • Natasha Goulden si Anna
  1. ^ Publikim nga Qëndra Kombëtare e Filmit (2012-2015), fq.16

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Amsterdam Express në IMDB