Jump to content

Minush Jero

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Emin Jero i njohur më shumë si Minush Jero (Vlorë, 27 qershor 1932 - 22 mars 2006) ka qenë ushtarak, dramaturg, poet dhe pedagog shqiptar.

U lind në Skelë të Vlorës, i biri i Masarit dhe Pertefes.[1] Pas shkollimit ushtarak në Shkollën e Bashkuar, ai u bë oficer në Durrës. Largohet nga ushtria në vitin 1960 dhe hyn në Universitetin e Tiranës, ku u bë profesor i letërsisë dhe dramaturgjisë.

Drama Njollat e Murrme është një vepër e tij e vënë në skenë në vitin 1968 dhe pasi mori vlerësimet më të mëdha si vepër mjaft e arrirë estetikisht, ajo u dënua nga diktatura si manifestim i liberalizmit. Drama u bllokua dhe në 1973 Minush Jero u dënua me 8 vjet burg.[2] Pasi bën 6 vjet e 8 muaj burg, lirohet në 28 dhjetor të vitit 1978. Më pas punoi si punëtor i thjeshtë në një fabrikë gome në Durrës nga viti 1979 deri në 1987. Pasi fillon lëvizja demokratike në vitet 1990 themeloi degën e Partisë Demokratike në Durrës dhe më pas hap sallonin e artit “Torra”.

Minush Jero u nda nga jeta në 22 mars 2006.

  1. ^ Murati, Violeta (16 janar 2016). "Drama e ndaluar: Gjendet "Njolla e Murrme"". gazetamapo.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Njollat e murrme që i nxinë jetën Minush Jeros". alb-spirit.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)