Instituti Femnuer "Nana Mbretneshë"
Instituti Femnuer "Nana Mbretneshë" ishte një institucion i rëndësishëm edukativ e arsimor me karakter monoedukativ në Tiranën e viteve 1930'.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky institucion edukativ e arsimor u themelua në vitin 1933. Drejtor i parë i saj ka qenë Sotir Papahristo kurse mësuesit ishin: prof. Ahmet Gashi, Vasil Vinjau, Fatbardha Gega, Olga Luarasi, H. Babameto, E. Gjikondi, Dh. Xoxa, V. Mele,[1] L. Aleksi, N. Bulka, Z.Kodra, S. Spasse, J. Filçe, M. Paluca, L. Shala etj. Fillimisht u themelua me dy degë: Dega Normale dhe Lice.[2]
Në këtë institucion, kujdes i veçantë iu kushtua përgatitjes profesionale (pedagogjike) të nxënëseve dhe aftësimit të tyre për jetë, dhe me kalimin e kohës u shndërrua në një qendër të fuqishme të edukimit patriotik. Numri i nxënëseve ishte i madh. Vetëm në vitin e parë, kur u themelua, kishte rreth 380 nxënëse.[1] Numri i nxënëseve shkoi vazhdimisht duke u rritur aq sa në vitin shkollor 1938/39 Instituti Femëror "Nana Mbretneshë" në Tiranë ishte shkolla e mesme më e madhe në Shqipëri, me gjithësej 27 mësimdhënës dhe 798 nxënëse. Ky institucion funksionoi edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore 1939 - 1944, gjatë së cilës u quajt Instituti Femëror "Donika Kastrioti".
Kjo shkollë e mesme për vajza rihapet pas çlirimit të vendit, më 1 mars 1945, si Shkollë e Mesme Pedagogjike "17 nëntori" (për djem dhe për vajza). Ndikimi i kësaj shkolle, sidomos në emancipimin e femrës shqiptare, ka qenë shumë i madh.[1]
Nxënëse të Institutit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë prej nxënëseve të kësaj shkolle kundërshtuan fashistizimin e arsimit dhe të shkollës shqipe dhe një pjesë u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare.[2] Disa prej këtyre nxënëseve dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, si Heroinat e Popullit:
Nxënëse të tjera të kësaj shkolle ishin edhe:
- Bedi Pipa
- Didi Bicaku
- Drita Kosturi
- Drita Pelingu
- Eleni Myzeqari
- Eleonora Ikonomi
- Evanthi Zoraqi
- Fazilet Gjilani
- Ganimete Gjilani
- Liri Belishova
- Liri Gega
- Nermin Vlora
- Musina Kumbaro
- Musine Kokalari
- Mynevere Fico
- Ramize Gjebrea
- Shanisha Dosti
- Shpresa Hoxha
- Vera Tetova
- Viktori Gjikondi[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Koedukimi
- Monoedukimi
- Historia e Shqipërisë
- Shkolla normale e Elbasanit
- Mbretëria Shqiptare 1928–1939
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Hajrullah Koliqi:Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Universiteti i Prishtinës & Libri shkollor, Prishtinë, 2002, fq. 364.
- ^ a b Fjalor Enciklopedik Shqiptar. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë. 2008. fq. 1014. ISBN 978-99956-10-28-9
- ^ Ani Jaupaj: Meri Lalaj autorja e librit mbi ish nxeneset e Institutit Nana Mbretneshe nga propozimi i Liri Belishoves ne gjurmet e nje brezi qe po shuhet Vizituar më 13.08.2016.