Jump to content

Sotir Papahristo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sotir Papahristo
Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit
Në detyrë
mars – shtator 1925
Paraprirë ngaMihal Sherko[1]
Të dhëna vetjake
U lind më11 dhjetor, 1887
Vëmbell, afër Follorinës atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, tani në Greqi
Vdiq më21 shtator, 1979
Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptare
Bashkëshortja/etEvdhoksi Mano
FëmijëtMeri,[1] Aminda (1931 - 1947)[2]
ArsimimiUniversiteti i Athinës
Punësimiarsimtar, përkthyes

Sotir Papahristo (Vëmbell, 11 dhjetor 1887 - 21 shtator 1979) ka qenë arsimtar, studjues dhe hartuesve të teksteve të para të pedagogjisë dhe përkthyes i klasikëve të letërsisë antike greke.

Lindi në Vëmbell, afër Follorinës, atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, tani pjesë e Greqisë, i biri i priftit të fshatit. Mësimet e para i mori në shkollën e vendlindjes, më pas të mesmen në gjimnazin e Korçës. Shkon tek disa të afërm në Manastir, ku vazhdoi gjimnazin serb të atjeshëm, por më pas u kthye në gjimnazin grek të Korçës - që e përfundoi më 1907.

Mitropolia e Korçës i mundësoi bursë për të vijuar studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës. Pas pesë vitesh studime, më 5 tetor 1912, u diplomua me lavdërime. U kthye në Korçë, ku nisi të japë mësim greqishten e vjetër, latinishten dhe historinë e përgjithshme deri më 1922. Pas mbylljes së shkollave greke dhe dëbimit të mitropolit Jakovit, Papahristoja nisi t'i përkushtohej më tërë energjitë e tij arsimit shqip. Më 30 janar 1922 u martua me Evdhoksi Manon, bijë e një familjeje të dëgjuar korçare. Me Spiro Kondën u thirr si delegat i gjimnazit grek në Kongresin Arsimor të Tiranës po atë vit dhe më tej u emërua kryeinspektorë i shkollave të prefekturës së Korçës.

Në mars 1925, ai u ftua në Tiranë, për të marrë në dorë drejtimin e arsimit shqiptar në postin e drejtorit të Drejtorisë së përgjithshme të Arsimit shqiptar, që në atë kohë zëvendësoi Ministrinë e Arsimit,[3] detyrë që e kreu per 6 muaj e ca. Pasi shumë specialistë ishin pushuar, me ndihmën e kryeministrit Kotta, thirri në Tiranë një komision specialistësh, ndër to Aleksandër Xhuvani, Leonidha Naçi, Mirash Ivanaj e Ndue Paluca. Pas këmbënguljes së tij për t'u rikthyer në vendlindje, u caktua drejtor administrativ në Liceun e Korçës.[1]

  1. ^ a b c "Kur kryeministër ishte Koço Koto, hartoja ligjet e arsimit: [përkthyesi Sotir Papahristo boton autobiografinë e tij]". Standard. - Nr. 1229. 29 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 prill 2018.
  2. ^ "Ernest Koliqi, ministër - njeriu i zhveshur nga çdo virtyt: [përkthyesi Sotir Papahristo boton autobiografinë e tij]". Standard. - Nr. 1230. 30 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 prill 2018.
  3. ^ Gogaj, Iljaz (30 shtator 2005). "Sotir Papahristo, njeriu i arsimit". forumishqiptar.com. Korrieri. - Nr. 241. fq. 14.