Shko te përmbajtja

Spiro Konda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Spiro Konda (Dardha, 1862 - Tiranë, 1967) ka qenë arsimtar shqiptar dhe ndër artikuluesit e fundëm të interesit kombëtar shqiptar mbi pellazgët.[1]

U lind në Dardhë të Korçës, i biri i Nikolla Kondës.[2] Spirua u mor qysh në rini me problemin pellazgjik, kur ishte student në Universitetin e Athinës, ku u diplomua për filologji klasike. Atje u u miqësua me disa autoritete shkencore të atij Universiteti si prof. Haxhillaqis dhe profesori i arkeologjisë me origjinë shqiptare Dhimitër Arvaniti.[3]

Më 1941 iu botua përkthimi i veprës së Platonit Kritoni ose detyra që ka njeri për Atdhe e Apologjija e Sokratit me botimet e "Hyllit të Dritës".[4] Vepra e tij më e njohur ishte "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", botuar me 1964. Konda u harrua nga akademia shqiptare, e cila ishte nën influencen e Eqrem Çabejt.[3]

  1. Ardian Vehbiu (8 shtator 2020). "Mes pellazgëve të Kondës dhe etruskëve të Mayanit".
  2. Moikom Zeqo (2004). Globalizmi dhe shqiptarët: biseda me Makabe Zaharinë. Florimont. fq. 121.
  3. 1 2 Bitraku, Apostol (15 qershor 2017). "Spiro Konda, i pari shkencëtar që mbrojti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga Pellazgët". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2018. Marrë më 20 nëntor 2017.
  4. Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 31. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 4 shtator 2021.