Lugina e Preshevës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komunat e Preshevës dhe Bujanocit

Lugina e Preshevës ose Kosova Lindore është një regjion në lindje të Kosovës, përkatsishtë Shqipëria Verilindore. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri.

Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional.

Pamje e Preshevës

Emërtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emërtimi Kosovë Lindore para sa vitesh ka filluar të përdoret në mënyrë alternative , të modifikuar dhe jo adekuate si: “Lugina e Preshevës”. Sipas disa autorëve ky emërtim është i vonshëm, respektivisht nga viti 2001 e këndej, i përdoruru për herë të parë kinse nga personalitetet politike dhe ushtarake të kësaj krahine . Mirëpo, e vërteta është se ky emërtim ka fillu të përdoret edhe më herët. Kështu p.sh. Autori R. shumoviq që në vitin 1969 në punimin e tij “Preshevska potolina-stdudime gjeomorfologjike, e përdorë këtë term duke vazhduar praktikën e B. Milojeviqit i cili në botimin special të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve me titull Gllavne doline u Jugoslaviji që në vitin 21951 , përdor të njëjtin term në kuadër të vështrimeve që bënë për Luginën e Moravës Jugore . Nga viti 2001 edhe në qarqet ndërkombëtare fillon të përdoret togfjalëshi Luginë e Preshevës në vend të Kosovës Lindore. Ky emërtim është i gabuar dhe i dëmshëm . I gabuar për shkak se dy komunat e para i përkasin një areali gjeografik të veçantë dhe administrativisht bëjnë pjesë në rajonin e Pqinjit. Ndërsa Komuna e Medvegjes bënë pjesë në një areal tjetër, pra gjendet në pjesën e epërme të pellgut të lumit Jabllanica, duke komunikuar me Rrafshin e Kosovës në lindje dhe me Fushën e Leskovcit në perëndim.[1]

Pozita gjeografike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje e Preshevës, qyteti më i madh i rajonit

Pozita gjeografike e Luginës së Preshevës ka pozitë shumë të përshtatshme edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës Pozitën e përshtatshme e bënë jo vetëm se shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik , por edhe rrjedha ujore e Moravës dhe Vardarit. Këta dy lumenj ia kanë hapur rrugën për në viset veriore dhe jugore të Ballkanit, duke i lidhur me pjesët e tjera të Evropës. Në të vërtetë Lugina paraqet korridorin më të rëndësishëm dhe më të shkurtër të daljes së shteteve te Evropës në Detin Egje. Presheva dhe Bujanoci gjinden në rrugën kryesore të Moravës, ndërsa Medvegja ka pozitë periferike dhe më të pavolitshme gjeografike. Medvegja gjendet në rrjedhën e lumit Jabllanicë, degë e Moravës Jugore.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjergj Kastrioti Skendrbeu në Preshevë - panoramio

Vendbanimet e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës). Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Territoret shqiptare të tri komunave Medvegjë, Bujanoc, Preshevë bëjnë pjesë në tërësitë e mëdha etno-gjeografike ku përfshihen dhe rajonet e Gallapit dhe të Karadakut, e bashkë me to të tërë Kosovës të lidhur me Luginën e Kumanovës-Shkupit dhe zonën e Karadakut që sot ndodhen në Maqedoni. Midis dy luftërave botërore, bashkë me disa pjesë të Kosovës dhe gjithë Maqedoninë aktuale, Lugina e sotme e Preshëvës i takonte Banovinës së Vardarit. Ndërkaq, gjatë Luftës II Botërore Lugina ishte zonë okupuese bullgare dhe pas kapitulimit të Bullgarisë më 8 shtator 1944, shqiptarët jo vetëm të Luginës, por edhe të territoreve të tjera etnike përreth, e ruajtën kufirin në vijën hekurudhore të hapësirës së sotme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës. Kufizohet në vijën hekurudhore Beograd-Shkup, por e kapërcen hekurudhën dhe përfshin edhe këto 12 vendbanime shqiptare: Samolica, Negoci, Bilaçi, Bukuroca, Bushtrani, Lerani, Zhunica, Gerajt, Strezoci, Çukarka, Golimidolli dhe Bugarina, me resurse relativisht të mira natyrore. Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi. Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër që edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës. [2] Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Shqiptarët me shumicë absolute jetojnë në 41 vendbanime. Përveç selive komunale, edhe disa vendbanime rurale janë të përziera në pikëpamje etnike, ku dominojnë shqiptarët.

Relievi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strukturën e relievit të Luginës e përbënë relievi kodrinoro-malor në të dy anët e lumit Morava, dhe në mës fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ( nga edhe e ka marrë emrin ky regjion). Luginën e Preshevës në perëndim e mbyllin Malet e Karadakut, e në lindje mali Rujen. Lumenjtë, duke rrjedhë prej maleve të larta , kan krijuar luginat e veta të thella dhe të ngushta e kështu kanë formuar reliev mjaft të copëtuar dhe të llojllojshëm. Fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ka prejardhje tektonike. Dikur (në terciar) ajo është fundosur(ulur) dhe është mbushur me ujë, pra është shëndrruar në liqe, ndërsa pastaj më vonë uji është derdhur përmes Lumit Morava , duke u shëndrruar në fushë të gjërë.

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lugina e Preshevës e ndodhur në thellësi të Gadishullit Ballkanik, e hapur nga veriu me luginën e Moravës dhe nga jugu me luginën e Vardarit, ka ndikuar në gërshetimin e e masave ajrore të ftohta nga veriu dhe të nxehta nga jugu. Temperaturat mesatare vjetore është 11.5 gradë celsius dhe është më e lartë se ajo e Rrafshit të Kosovës. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë të janarit është 0.5 gradë celsius, ndërsa ajo më e nxehta e korrikut 26.5 gradë celsius. Reshjet mesatare vjetore nuk janë të mëdha dhe arrijnë në 637 mm. Sa i përket reshjeve i ngjanë shumë Rrafshit të Kosovës. Lugina e Preshevës ka pak reshje dhe këtë e kompensojnë rrjedhat ujore të Moravës dhe të Jabllanicës.

Hidrografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banja e Sijarinës

Lumenjtë e Luginës së Preshevës kanë prurje të ndryshme gjat vitit. Periudha e prurjeve të mëdha është në pranverë dhe në fillim të verës për shkak të shkrirjes së borës në viset e larta. Në këtë kohë prurjes i ndihmojnë edhe reshjet e mëdha të shiut që përputhen me këtë kohë. Në këtë kohë këto prurje ndikojnë që Morava të dalë nga shtrati dhe të shkaktoj vërshim të tokave punuese, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Gjat verës prurja është e vogël, edhe pse nevojat janë të mëdha për ujitjen etokave bujqësore. Nga kjo shihet se ky regjion ka nevojë të madhe për ndërtimin e liqeneve akumulues për ujitjen e tokave.Lugina e Preshevës është e pasur me ujra nëntokësor. Ne kët regjion ndodhen disa burime termo-minerale. Rrëzë Maleve të Gollakut është Banja e Sijarinës, e cila me burimet e saja të nxehta, afro 69 gradë celsius, shëron shumë sëmundje.Banja e Bujanocit me ujrate sajë të nxehta dhe me përmbajtjen e mineralave është afirmuar për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndër të gjitha shtimi i lartë i popullsisë. Këtë regjione karakterizon shkalla e lartë e lindshmërisë, dhe shtimi i lartë natyror. Lugina e Preshevës ka një territor prej 1250 km katror në të cilën jetojnë rreth 100 000 banorë. Me mbi 80 banorë në km katrorë është ndër regjionet me dendësi të madhe të popullsisë.

Numër më të madh të popullsisë ka komuna e Bujanocit, ndërsa dendësi më të madhe ka komuna e Preshevës. Medvegja edhe pse është dy herë më e madhe ka tri herë ma pak popullsi se komuna e Preshevës. Sipas dy regjistrimeve të fundit komunat e Preshevës dhe Bujanocit tregojnë rritje të popullsisë , ndërsa ajo e Medvegjës tregon ulje për 400 ose rreth 20%.Lugina e Preshevës me potencialet e veta natyrore të kufizuara dhe me numrin e mafh të popullsisë së aftë për puinë paraqitet si krahinë emigruese.

Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 85 000 banorë, dendësi 68 b. km2 dhe me 68% shqiptarë

Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 35 000 banorë dendësi 129 b. km2 dhe me 95 % shqiptarë

Statistikat për Preshevën si vendbanim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Banorë Grafiku
1948 5102
1953 5051
1961 5680
1971 7657
1981 11637
1991 15107
2003 13426

Komuna e Bujanocit ka 461 km2 me 43 000 banorë, dendësi 93 b. km2 dhe me 60 % shqiptarë.

Statistikat për Bujanocin si vendbanim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Banorë Grafiku
1948 3177 Skeda:1f93371e57d72c9422fd92d6a96b9f55 Bu.png
1953 3681
1961 4603
1981 11789
1991 17050
2003 12011

Komuna e Medvegjës ka 524 km2, me rreth 8 000 banorë, dendësi 15b. km2 dhe me 31% shqiptarë.

Statistikat për Medvegjën si vendbanim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Banorë Grafiku
1948 1732 ]
1953 1810
1961 2188
1981 2488
1991 2810
2003 2841

Toponomit e Karadakut të Preshevës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skeda:Presevo hcic.jpg
Harta e Luginës së Preshevës

Nga toponimet më të rëndësishme janë: Laki i Arushës, Përroi i Shavarit, Ara e Rekës, Kodra e Demës, Prroni i Kishës, Te Kroi, Livadhi i Pizitit, Kroi i Nukit, Mëhalla e Lafetëve, Mëhalla e Gjinajve, Mëhalla e Jasharajve, Mëhalla e Seferëve, Hisari, Te Lugjet, Vaçka, Valeva, Te Kroi i Mahmutit, Maja e Zabelit, Livadhi i Shehut, Ilixha, Vrella, Burimi i Ramazanit, : Lejthishta, Varret e ‘’Mazëve”, Imeridi, Goleshi, Kroi i Mines, Kroni i Haxhi Isahit, Rrezja, , Arat e Sahitit, Mashalla, Kodra e Luleve, Fërkemi i Kalit, Kroi i Kopilit, Suravaci, Guri i Gjyrishecit, Ara e Kodrës, Sherekica, Përroi i Alisë, Dardhishta, Roga e Dredhëzave, Ara e Bunarit, Te Guri, Guri i Nrikllës, Kroni i Ftohtë, Mali i Dalipit Maja e Madhe, Bregi i Tërrllës, Vorret e Moçme, Ara Gatë, te Kisha, Suka, Guri i Macës, Guri i Dragoit, Bregi i Mullinit, Mashalla, Lugishta, Kodra e Drenit, Roga e Madhe, Roga e Vogël, Maja e Lisit të Gjatë, Maja e Tupanit, Maja e Madhe, Kodra e Peçenës, Pusi i Kaut, Përroi i Buhiçit, Çarri i Kuq, Rrethi, Hija e Rrethit, Gurishta, Kodra e Mirë, Guri i Gat, Ahu i Madh, Livadhet e Vaçkës, Suka e Ilincës, Kroi i Demajëve, Kroi i Rrahmanëve, Kroi i Kamerit, Kroi i Maksutajëve, Kroi i Talit, Kroi i Dedajve, Kroi i Gishtajës, Kroi i Isaukëve, Çezma e Haxhi Abdullahut, Çezma e Xhel caravajkës, Çezma e Vaxhidit, ...etj.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Struktura ekonomike e Luginë së Preshevës tregon ngjashmëri me shumë krahina të Kosovës. Bujqësia është degë kryesore e ekonomisë. Afër 70% e popullsisë merret me bujqësi. Fushëgropa e Preshevës dhe e Bujanocit është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Kulturat kryesore që kultivohen janë drithërat, ndërsa prej bimëve industriale më së tepërmi kultivohet duhani. Deri vonë kultivimi i duhanit ka përfshi sipërfaqe të mëdha , sepse leverdia ekonomike ishte e madhe. Kohëve të fundit janë duke u zvogëluar sipërfaqet e mbjellura me këtë kulturë industriale. Qendra më e rëndësishme e Luginës është Presheva ( 7.00 banorë), qendër komunale e njohur me industrinë e materialit ndërtimor, industrinë e përpunimit të duhanit dhe të lëngjeve joalkoolike. Në veri të Preshevës është zhvilluar Bujanoci (7.500 banorë), si qendër komunale me industrinë ushqimore dhe të ujit mineral.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Baraliu. Prof Dr. Mazllum, Të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat komtare të shqiptarëve në Kosovën lindore, punim nga aktiviteti shkencor: Presheva , Bujanoci dhe Medvegja-dje , sot dhe nesër, mbajtur më 21 -23 tetor 2013. Botues, Instituti Albanologjik , Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës. Prishtinë 2014. Faqe 13.
  2. ^ ̺Dr. Hivzi ISLAMI: PRESHEVA NUK U KËMBYE ME VERIUN E KOSOVES