Jump to content

Seferi (Preshevë)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sefer
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej57

Sefer (serbisht: Сефер/Sefer) është fshat në komunën e Preshevës, Serbi që shtrihet në Malet e Karadakut.

Fshat malor i cili shrihet thellë në malësinë e Karadakut, në një lartësi mbidetare mbi 1000 m.

Ky vendbani sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka pasur 57 banor me banim të përhershëm. Deri kah mesi i viteve të 60-ta ka pasur rritje pastaj vazhdimisht ka pas rënie. Nga ky fshat vazhdimisht ka pasur emigrim të popullsisë në drejtime të ndryshme. Në këtë fshat kanë jetuar familje të njohura në historinë shqiptare, si familja e Idriz Seferit, dhe familja Jashari. Sot ky fshat është pothuajse i braktisur plotësisht.

Historiku i popullsisë Seferi (Preshevë)
Viti1948195319611971198119912003
Popullsia2493133312468410657

Një plotësim të shkurtër për prejardhjen e e banorëve të fshatit Sefer. Ata në vitin 1744 dëbohen me bashkveprim të forcave çetniko-turke nga fshatrat Burim, Suk dhe Prisjan, rrethi i Pirotit. Kryefamiljari i familjes së Seferëve ka qenë ULK Burimi. Pas dëbimit banorët e këtyre fshatrave vendosen në krahinën e mesamlit ose në krahinën e bungajve, që shtrihet në hapsirën në mes të Preshevës dhe Gjilanit. Emri Sefer dhe vet emërtimi i fshatit Sefer në histori përmendet më vonë, për shkak të aktiviteteve armiqësore të banorëve të fshatit ndaj pushtuesëve osman. Fillimisht banorët e fshatit u quajtën nga pushtuesit "karasefer" Luftëtarë të zi[1]...

  1. ^ [Sefer|Prof. Rr. Memeti|Zhunicë|

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]