Bujanoci
Bujanocë | |
---|---|
![]() | |
42°27′33″V 21°46′00″L / 42.4592°V 21.7667°LKoordinatat: 42°27′33″V 21°46′00″L / 42.4592°V 21.7667°L | |
Shteti | ![]() |
Qarku | Pçinja |
Kryetari i Bashkisë | Shaip Kamberi |
Sipërfaqja | 461 km2 |
Popullsia | 53.485 banorë |
Kodi Postal | 17520 |
Prefiksi | 017 |
Faqja Zyrtare www.Bujanoci.Net |
Bujanocë[1], (serbisht: Бујановац), është një qytet në regjionin e Dardanisë i cili gjendet nën administrimin e shteti Serb. Qyteti shtrihet në lindje të Kosovës, popullsia është mbi 75 % shqiptar, fshatrat që shtrihen rreth qytetit të Bujanocit në anën perëndimore dhe jugore janë janë kryesisht të banuara vetëm nga popullata Shqiptare d.m.th. nuk ka përzierje te nacionaliteteve të tjera, kurse fshatrat në veri dhe lindje të qytetit janë të banuara vetëm nga popullata serbe d.m.th. vetëm se ekziston një kufi natyral mes shqiptarëve dhe serbëve.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
FDH nuk ka mundur të arrijë deri të dhënat e sakta mbi numrin e tanishëm dhe strukturën etnike të popullatës, prandaj ka qenë i drejtuar në konkluzione indirekte.
Regjistrimi i vitit 1981[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Regjistrimi i popullsisë, i vitit 1981, të cilën e bëri enti për statistikë në territorin e tërë ish-Jugosllavisë, ishte i fundit i cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi.
Sipas atij regjistrimi, në komunën e Bujanocit kanë jetuar 46.689 banorë. Prej tyre më tepër se 55 % kanë qenë shqiptar (25.848), serb rreth 34 % (15.914), romë afër 9 % (4.130). Në vetë qytetin Bujanoc kanë jetuar numër gati i njëjtë i serbëve, shqiptarëve dhe romëve. Pos këtij qyteti, i vetmi vend ku ka qenë numri i Serbëve dhe shqiptarëve i njëjtë ka qenë fshati Osllarë. Vendbanimet tjera kanë qenë gati monoetnike. Prej 59 vendbanimeve në komunë, 36 kanë qenë fshatra me banorë Serb. As njëra prej tyre, megjithatë, nuk ka pasur më shumë se 900 banorë, gjersa në fshatin më të madh Tërnovc i Madh, ka 6336 banorë.
Sipas regjistrimit të fundit te popullatës në vitin 2002, Komuna e Bujanocit ka 53.485 banorë,[2] prej tyre 23.681 (54 %) shqiptare, 14.782 (34 %) serb, 3867 (9 %) rom.
10.183 banore në botën e jashtme, me qëndrim më gjatë se një vit, të cilët nuk janë llogaritur ne numrin e përgjithshëm të banoreve, shumica absolute të cilëve janë shqiptar. Me këtë numër, përqindja do të ishte mbi 65 % shqiptare.
Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në Komunën e Bujanocit veprojnë këto parti politike shqiptare :
- Partia për Veprim Demokratik - PVD
- Lëvizja e Progresit Demokratik - LPD
- Partia Demokratike - PD
- Unioni Demokratik Shqiptar - UDSH
- Alternativa Për Ndryshim - APN
Pushtetin lokal në Bujanoc e udhëheq koalicioni PD + PVD + LPD + APN
Kryetar i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi nga Partia Demokratike (PD). Zëvendës Kryetarë Shqiprim Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD). Kryetar i Kuvendit Komunal Enver Ramadani nga Partia për Veprim Demokratik (PVD).
Etnologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Etnografia
Folklori : SHKA "Shqiponjat" Bujanoc Bujanoci
Folklori : SHKA "Zëri i Lugines" Bujanoc Bujanoci
Folklori : SHKA "Jehona" Tërnoc Tërnoci i Madh
Folklori : SHKA "Soko" Bujanoc Bujanoc
Massmediat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në Komunën e Bujanocit ekzistojnë dy mediume radiotelevizive shqiptare
- Radiotelevizioni Publik i Bujanocit (RTB), dhe
- Radiotelevizioni Spektri (RTV Spektri)
- Radio BujanociNet (funksionon në Internet) (Radio BujanociNET)
si dhe ekzistojnë disa revista javore si :
Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
Targat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Targat e regjistrimit të veturave : kodi i targave : BU
Sporte[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bujanovac ka një ekip football : BSK Bujanovac.
Klubi i futbollit AS Bujanoci, Multietnik...
Klubi i futbollit BESA, përbërë nga Shqiptarët...
Klubi i futbollit Tërnoci, nga fshati i komunës të Bujanocit.
Klubi i basketbollit "ELITA" i përbërë nga Shqiptar
Klubi i Boksit Tërnoci nga fshati Ternoc i Komunës të Bujanocit
International cooperation[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Osllara, fshat në komunën e Bujanocit.
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Islami H. Ejupi A.(2015) Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës , Gjendja dhe rrjedhat bashkohore, Prishtinë , ASHAK, fq 500
- ^ Islami H. Ejupi A.(2015) Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës , Gjendja dhe rrjedhat bashkohore, Prishtinë , ASHAK, fq 203
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Serbisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Baraleci | Bërnjara | Bilaçi | Bogdanoci | Boroci | Bozhinjeci | Breznica | Broduselca | Bushtrani | Çarri | Drezhnica | Dobrosini | Gjergjeci | Gramada | Jabllanica | Jastrebaca | Karadniku | Kërshevica | Kleniku | Klinoci | Konçuli | Kosharna | Kushtica | Letovica | Levosoja | Lilanca | Llapardinca | Lluçani | Llukarca | Muhoci | Negoci | Nesalca | Novosella | Novosella e Poshtme | Osllara | Pretina | Priboci | Ramabuça | Rusca | Sebrati | Sejaca | Sërpska Kuqa | Spançeci | Staraca | Suharna | Sumulica | Svetapetka | Tërnoci i Madh | Tërnoci i Vogël | Trejaku | Turia | Uzova | Verbani | Voganca | Zarbinca | Zhbevca | Zhuzhelica