Shko te përmbajtja

Çarri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çarr
Fshat

Çarr (serbisht: Чар/Čar) është fshat në komunën e Bujanocit, Serbi.

Çarri është fshat malor.

Fshati është i vogël për nga numri i banorëve, por mjaft i madh në krahasim me fshatrat tjerë malorë të tipit të vetë. Fshati iu ka përballuar ndryshimeve të theksuara të popullsisë, pra kryesisht numri i banorëve ka qenë i njëjte në periudha të ndryshme kohore.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002 Çarri ka pasur 307 banorë po aq sa ka pasur në vitin 1948. Pra nga kjo shihet se edhe pse ka pasë natalitet të lartë Çarri nuk ka arritë ta rrisë numrin e popullsisë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme.

Mosha mesatare e popullsisë është 28,5 vjet. Çarri i ka 39 ekonomi familjare me nga 7,59 anëtarë për familje.

Ndryshimi I popullsisë gjatë shek XIX

vitinr. I popullsisëGrafiku
1948307
1953317
1961320
1971388
1981446
1991353
2002307

Popullsia e këtij vendbanimi merren me bujqësi dhe blegtori dhe një numër i madh janë punëtorë në botën e jashtme.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]