Medvegja
Medvegjë Медвеђа | |
---|---|
Qyteza Medvegjë | |
Shteti | ![]() |
Krahina | Jabllanicë |
Qarku | Jabllanicë |
Komuna | Medvegjë |
Kryetari i Komunës | Slobodan Drašković |
Partia udhëheqëse | Grupi qytetar, PVD |
Lartësia | 508 m (m.n.d.) |
Popullsia | 7296 banorë (2011) |
Vendasit | medvegjar (m), medvegjare (f), medvegjarë (sh) |
Zona Kohore | ZKEQ (UTC+1) |
Verore | OVEQ (UTC+2) |
Prefiksi | 016 |
Targa | LE |
Koordinatat | 42° 50′ 31″ Veri 21° 35′ 9″ Lindje |
Faqja Zyrtare www.medvedja.org.rs |
Medvegjë (serbisht: Медвеђа/Medveđa) është qytet në komunën Medvegjёs që perbёhet nga 44 vendbanime.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum,. Shumica e popullsise Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit,dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter, Medoka sipas osmaneve. Me 1878 regjioni i Medvegjes u dorezua Serbise, si pasoje e luftes Serbo-Osmane dhe Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.
Gjatë bombardimit të NATO-s ka pasë shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe represionit të hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrisë dhe policisë.
Rastet e shkeljes së rëndë të drejtave të njeriut (vrasjet, keqtrajtimet dhe plaqkitja,) në të tri komunat kanë qenë të ngjashme me ato të cilat kanë ndodhur në Kosovë.Keqtrajtimi i banorëve të fshatit Tërnoci i Madh, me 31. mars 1999. kur pos bastisjeve të shtepive nga ta është kerkuar që në afat prej dy orësh ti dorëzojnë “ komandosët e NATO-s, teroristet UÇK-s dhe drogën.”është ilustrative për veprimet e organeve policore dhe ushtarake gjatë gjendjes së luftës. Shumica e rasteve kurrë nuk u ndriçuan, dhe pushteti i ri nuk tregoi gatishmerinë për tu ballafaquar me ta.
Vetem gjat viteve 1999-2001 ne Medvegje ndodhi nje spastrim i heshtur etnik duke perdorur friken dhe diskriminimin popullsia u debua dhe largua nga vatrat e tyre shekullore mbi 5000 shqiptar autokton te Medvegjës.Sipas te dhenave te fundit,ne komunen e medvegjes jetojne vetem rreth 600 shqipetare.Ne rexhistrim ne vitin 2011 doli se komuna ka 7296 banore,por kjo eshte me shume nje fryrje e numrit te banoreve.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qyteza Medvegjë gjendet në komunen Medvegjës.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në qytezën Medvegjë jetojnë 2841 banorë. Sipas regjistrimit të vitit 2011 në komunën e Medvegjës jetojnë banorë nga të cilët janë 7296 banorë, me një dendësi të ulët popullsise prej 13.92 banorë/km².
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- vendndodhja
- www.medvegja.info
- UÇPMB
- foto dhe tekste http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=90946
Massmedia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përsonalitete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Baja e Siarinës | Braina e Madhe | Braina e Vogël | Brajshori | Byçmeti i Epërm | Byçmeti i Mesëm | Byçmeti i Poshtëm | Caravëri | Çokotini | Drenca | Gajtani i Epërm | Gajtani i Poshtëm | Gazdara | Gërbaci | Gubaci | Gurgutova | Gjylekara | Kapiti | Leci | Llapashtica e Epërme | Llapashtica e Poshtme | Maqedonca | Maqedonca e Ratkocerit | Maroci | Medeci | Mërkoja | Negosavla | Petrila | Poroshtica | Pustoshillova | Ramabaja | Ratkoceri | Rukoci | Siarina | Spanca | Starabaja | Stublla | Svirca | Tullara | Tupalla | Vardeniku | Vrapca