Jump to content

Kapiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kapit
Fshat
{{{postal_code_type}}}
16 240

Kapit (serbisht: Капит/Kapit) është fshat në komunën e Medvegjës, Serbi.

Kapiti ne veri kufizohet me fshatin Cërnovërh,ne lindje kufizohet me Llapashticen e Eperme dhe Gjylekarin, ne jug kufizohet me Tupallen dhe ne perendim me Medvegjen.

Nga 360 banor sa kishte në vitin 1948 numri i banorëve ka rënë në 39 ne vitin 2011.

Ky vendbanim është i banuar me shumicë (96.83%) të popullsisë shqiptare. Kapiti posedon një shkollë fillore 4-vjeçare dhe Xhamin e fshatit te ndërtuar ne vitin 1935. Ndonëse shteti asnjëherë nuk kishte investuar ne këto fshatra, banoret e saj ne te shumtën e rasteve janë marr me bujqesi.

Nga Kapiti dalin edhe deshmor te kombit dhe vlen ketu te permendin Florim Rushiti-Kingji i cili ra heroikisht ne luften e Kosoves si ushtar i Ushtris çlirimtare të Kosoves.

Shkolla e Kapititi është hapur në vitin shkollor 1947/48 në shtëpinë e Ajet Ramës, ku ka punuar deri në vitin 1950 kur edhe është ndërtuar objekti shkollor. Mësuesi i parë ishte Rahim Kosumi nga Kapiti, ish - nxënës i Medresesë së Madhe të Shkupit. Në këtë vit shkollor 1950/51 shkolla kishte 65 nxënës, pçrej tyre vajza 21. Ndonëse nuk kishte asnjë nxënës serb deri në vitin shkollor 1966/67 mësimi ishte zhvilluar në gjuhën serbe. I pari që ka filluar ta zhvillojë mësimin në gjuhën shqipe ishte Halim Hyseni.[1]

  1. ^ Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dje sot dhe nesër, Instituti Albanologjik, Prishtinë 2014, faqe 194

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]