Florim Rushiti
Florim Rushiti, (2 prill, 1979 në Kapit të Medvegjës, Serbi - 1999), i njohur me pseudonimin "Kingji" ishte ushtarak shqiptar, dëshmor i Luftës së Kosovës. Florim Rushiti nga Kapiti i Medvegjes ra heroikisht në luftën e Kosovës si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]LORIM RUSHITI-KINGJI KINGJI -U lind më 2 prill 1979, në fshatin Kapit të Medvegjës.Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën fillore tetëvjeçare në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Tupallë. Pas shkollës fillore regjistrohet në Gjimnaz në Preshevë, por për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe varfërisë së skajshme u detyrua ta ndërprejë shkollimin në vitin e tretë. Familja e tij ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Babai Rrahmani punonte në Beograd si punëtor i thjeshtë dhe të ardhurat e tij mezi i mbulonin hargjimet për kafshatë të bukës së familjes. Nëna Aza, amvise mundohej të punonte pakëz tokë në fshat por që nuk jepte rendimente të mira. Pas një kohe të shkurtër që ndërprenë mësimin në shkollën e mesme, organet komunale per mbrojte popullore te Medvegjes i dërgojnë thirrjen për të shkuar në ushtrinë jugosllave. Florimi me vendosmëri refuzon të shkoj në këtë ushtri dhe për të mos rënë në burg, emigron në Gjermani. Atje sistemohet dhe ia fillon edhe të punoj. Por, si djalë i ri dhe atdhetar, së shpejti bie në kontakt me veprimtarët të cilët po përgaditeshin të luftonin për çlirimin e Kpsovës. Ngusht fillon bashkëpunimin me Fehmi dhe Gjevë Lladrocin. Një herë shkon në Shqipëri, por Fehmi Lladroci i sygjeron që të kthehet në Gjermani pasi që ishte shumë i ri dhe të pres për angazhim të mëvonshëm. E dëgjon Fehmiun dhe kthehet në Gjermani, por pas vrasjes së Fehmi e Gjevë Lladrocit, sigurisht edhe i mërzitur dhe i mllefosur shumë e len punën dhe shkon menjëherë në Shqipëri, prej nga sistemohet në rradhët e UÇK-së ne Brigaden 128 dhe shkon në luftë në kufirin shqiptaro-shqiptar në Malet e Pashtrikut, në Gorozhub të Hasit. Në operacionin “Shigjeta” të UÇK-së, në luftën e ashpër për të thyer kufirin shqiptaro shqiptar, të zhvilluar më 26 maj 1999, duke e shpëtuar shokun e plagosur ushtarin e UÇK-së Muhamet Bajramin nga Petërshtica e Shtimes, Florimi vritet dhe mbetet i vrarë aty deri në korrik të vitit 1999, kur gjendet i vrarë dhe së bashku me dëshmorët e tjerë rivarroset në Landovicë të Prizrenit. Familja e tij e debuar nga Medvegja qe nga vitet 1999, jeton ne Prishtine duke paguar banese private dhe pa kurfar mbeshtetje e perkrahje nga askush.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |