Universiteti Mesjetar i Durrësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Universiteti Mesjetar i Durrësit i njohur edhe si Universiteti i Dyrrachiumit (Lat: Universitas Studiorum Dyrrhachium, Eng:University of Dyrrachium) ishte një universitet mesjetar teologjik (Studium Generale)[1] në qytetin e Durrësit (Dyrrhachium), Mbretëria Mesjetare e Shqipërisë.[2]

Rrethanat shoqërore e politike[redakto | përpunoni burim]

Që nga rënia e anzhuinëve, më 1350, e deri në vitin 1367, kur zot i Durrësit u bë Karl Topia, ky qytet me tradita të lashta kulturore dhe arsimore, jetoi si komunë qytetare e lirë dhe autonome (Comuna Civitas). Qyteti e arriti kulmin e zhvillimit të tij në kohën e Karl Topisë në vitet 1367 - 1392. Para vitit 1392 Durrësi kishte statutin e tij. Ishte qendër arkipeshkopale shumë e rëndësishme. Asokohe cilësohej si "lulishte e Adriatikut". Në këto rrethana u hap edhe universiteti i tij (Studium Generale).

Universiteti mesjetar i Durrësit[redakto | përpunoni burim]

Universiteti mesjetar i Durrësit u hap në vitet `80 të shekullit XIV. Ai konsiderohet universiteti i parë mesjetar në Ballkan dhe njëri ndër universitetet e para të Evropës. Edhe universiteti i parë gjerman u hap në Vjenë në vitin 1365, pastaj në Haidelberg në vitin 1385, në Këln në vitin 1388, në Erfurt në vitin 1392, etj.[3]

Universiteti mesjetar i Durrësit ishte universitet teologjik (Studium Generale). Atë e themeluan dhe e drejtuan autoritetet e urdhërit dominikan të qytetit të Durrësit. Kur u themelua kishte 9 magjistër dhe 100 studentë. "Ligjëratat janë mbajtur në Pallatin e Kuvendit dominikan të Durrësit".[4] Në Universitetin mesjetar të Durrësit u promovuan shumë doktorë shkencash dhe u përgatitën shumë teologë që punuan meshtarë, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe në Dalmaci (Raguzë, Split, Zarë, Trau etj.), në Itali (Romë, Venedik, Padovë, Breshia, Firencë, Ankonë etj.), [3] sepse "Durrësi ka qenë qendër studimesh jo vetëm për Shqipëri, por edhe për Bosnjë, Dalmaci, dhe Hungari." Njëri ndër personalitetet më të njohura i cili doli nga dyert e këtij universiteti ka qenë Gjon Durrsaku (John of Dyrrachium) [5] i cili më 14 qershor të vitit 1396 caktohet rektor i Universitetit të Zarës (Universitas Jadertina).[6] Veprimtaria e këtij universiteti u ndërpre në vitin 1501, kur ushtritë osmane pushtuan Durrësin duke shkatërruar edhe këtë institucion të arsimit të lartë mesjetar.[3]

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Jahja Drançolli: Universiteti i Durrësit, i themeluar rreth vitit 1380 Archived 12 September 2017[Date mismatch] at the Wayback Machine. 25 mars 2016, RadiandRadi, Vizituar më 30.09.2016.
  2. ^ "Sveučilište u Zadru : O nama". Unizd.hr. Marrë më 2016-09-29. 
  3. ^ a b c Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Universiteti i Prishtinës & Libri shkollor, Prishtinë, 2002, fq. 53.
  4. ^ Dr. Jahja Drançolli: Universiteti i Durrësit (Shek. XV), Buletin i Fakultetit Filozofik, Nr. XXIII/1993, Prishtinë, 1995, fq. 108
  5. ^ Les Lettres Albanaises, Union des écrivains et artistes d'Albanie (Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë), Tiranë, 1984, fq. 163.
  6. ^ "University of Zadar : About us". Unizd.hr. Marrë më 2016-09-29.