Shaban Sinani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shaban Sinani.jpg

Prof. Dr. Shaban Sinani është studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist shqiptar.

Prof. dr. Shaban Sinani, i lindur më 16 prill 1958 në Ndërshen të Lurës, Peshkopi, është publicist, studiues dhe historian i letërsisë, etnolog. Në vitin 1983 përfundoi studimet për “gjuhë-letërsi shqipe” në Universitetin e Tiranës. Nën udhëheqjen shkencore të prof. Shaban Demiraj diplomohet me tezën “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe”. Në vitin 1996, me studimin mononografik “Mitologji në Eposin e Kreshnikëve”, merr gradën “Doktor i Shkencave”. Është autor i mbi 20 librave.

Veprat kryesore: Një dosje për Kadarenë – 2005; Mitologji në Eposin e Kreshnikëve – 2006; Për prozën e Kadaresë – 2009; Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të (Studime) – 2010; Midis dy Rilindjesh – 2010; Etnos në epos – 2011; Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K” – 2011; Camaj i paskajuar – 2011; Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" – 2011; "Njerëzit e krisur" të Dritëro Agollit – 2012; Tradita gojore si etnotekst, studime për etno - folkloristikën krahasimtare – 2012; Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe-2013.

Botime[redakto | redakto tekstin burimor]