Jump to content

Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe me Autor: Shaban Sinani. Botuesi: "Naimi". Viti i botimit 2013. Faqet e librit 304.

Monografia e prof. dr. Shaban Sinanit "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe", shkruar 30 vjet më parë, në vitin 1983, dhe publikuar nga shtëpia botuese "Naimi".

Duke vlerësuar librin, akademik Ethem Likaj thotë: “Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo-leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por, po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt. Botimi i tij i veçantë zë vend të merituar në letërsinë tonë gjuhësore si një monografi shkencore e mirëfilltë dhe e lavdërueshme.

Studimi “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe” është trajtuar me seriozitetin dhe këmbënguljen e një studiuesi të mirëfilltë. Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjisë së mjaft ndajfoljeve përemërore, jo vetëm të etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura. Ndarjet dhe rindarjet kuptimore e strukturore janë mjaft interesante. Falë formimit të përgjithshëm gjuhësor të autorit, për përcaktimet kuptimore dhe strukturore nuk shfrytëzohet vetëm etimologjia, por edhe leksikologjia, morfologjia, sintaksa, historia; madje edhe filozofia e gjuhës”.

Më tej prof. Ethem Likaj nënvizon: “Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjisë së mjaft ndajfoljeve përemërore, jo vetëm të etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura. Dhe këtu herë sipas njohurive, herë sipas intuitës, ka rezultate shumë premtuese. Ndarjet dhe rindarjet kuptimore dhe strukturore janë mjaft interesante. Falë formimit të përgjithshëm gjuhësor të autorit, për përcaktimet kuptimore dhe strukturore nuk shfrytëzohet vetëm etimologjia, por edhe leksikologjia, morfologjia, sintaksa, historia; madje edhe filozofia e gjuhës”.

Ndërsa dr. Evalda Paci shprehet se “monografia me titull “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe” e Shaban Sinanit përfaqëson një nga studimet më të thelluara dhe specialistike të këtij studiuesi, kontributet e të cilit orientohen prej vitesh nga disa fusha studimesh të përafërta, si me gjuhësinë, si me letërsinë, ashtu dhe me historinë e kulturës shqiptare.

Një punim i tillë na ofron një optikë të re të gjurmimit shkencor të këtij studiuesi. Studimi përbën një punim origjinal që i ka munguar traditës së studimeve tona të shkruara në gjuhën shqipe mbi pjesët e ligjëratës dhe kategorizimin e tyre morfosemantik”.