Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" Libër me Autor Prof. Dr. Shaban Sinani.

Monografi e plotë për traditën e shkrimeve të krishtera të ruajtura në Shqipëri, tradita më jetëgjatë e kulturës së shkruar. Libri i prof. dr. Shaban Sinani, "Kodikët e Shqipërisë në “Kujtesën e Botës”, antropologji kulturore, me afro 700 faqe dhe me ilustrime me ngjyra. Libri analizon kodikët e Shqipërisë, një prej koleksioneve me rëndësi botërore për kulturën dhe historinë e njerëzimit; me dorëshkrime të regjistruar në programin e Unesco-s "Memoire du Monde" (nën kujdesin e autorit) dhe me dorëshkrime të tjera të regjistruar në Bibliotekën Virtuale Mesdhetare dhe në Listën e Kryevlerave të Trashëgimit kulturor botëror. Libri "Kodikët e Shqipërisë në “Kujtesën e Botës”, ku zbardhen 10 shekujt e errët të fillimeve të krishterimit në atdheun e shqiptarëve, botohet nga shtëpia botuese "Naimi". Tiranë 2011.