Shko te përmbajtja

Dita e mësuesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Dita e Mësuesit)
Festimi i Ditës së mësuesit në Gjilan 2008

Dita e Mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.[1] [2]

Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë

mars të vitit 1887Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.[3] Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.[2]

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.[1]

Dita Botërore e Mësuesit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetori si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit. [4]

Lista e ditëve të mësuesit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shteti Dita e Mësuesit.
[5][6][7][8][9][10][11][12][13][14][15][16] [17][18][19][20][21][22][23][24][25][26][27][28][29][30][31]
Shqipëria 7 Marsi.
Afganistani Tetori.
Algjeria 28 Shkurti.
Argjentina 11 Shatori.
Armenia 5 Tetori.
Arabia Saudite 28 Shkurti.
Australia E premtja e fundit e tetorit.
Azerbajxhani 5 Tetori.
Bangladeshi 5 Tetori.
Bellorusia 14 Gushti.
Brunei 23 Shtatori.
Butani 2 Maji.
Bolivia 6 Qershori.
Brazili 15 Tetori.
Bullgaria 5 Tetori.
Birmania (Burma ose Mjanmari) 5 Tetori.
Çekia 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit.
Ekuadori 13 Prilli.
Egjipti 28 Shkurti.
El Salvador 22 Qershori.
Estonia 5 Tetori.
Emiratet e Bashkuara Arabe 5 Tetori.
Filipinet 5 Tetori.
Gjermania 5 Tetori.
Greqia 30 Janari.
Guatemala 25 Qershori.
Holanda 5 Tetori.
Hondurasi 17 Shtatori.
Hong Kong 10 Shtatori.
Hungaria E diela e parë e qershorit.
India 5 Shtatori Guru Purnima.
Indonezia 25 Nëntori.
Irani 2 Maji (12 Ordibehesht).
Izraeli 23 Kislev.
Iraku 1 Tetori.
Jemeni 28 Shkurti.
Jordania 28 Shkurti.
Kameruni 5 Tetori.
Kanada 5 Tetori.
Kili 16 Tetori.
Kina 10 Shtatori.
Kolumbia 15 Maji.
Kosta Rika 22 Nëntori.
Kuba 22 Dhjetori (Dita e zhdukjes së analfabetizmit).
Kosova 7 Marsi.
Korea Jugore 15 Maji.
Kuvajti 5 Tetori.
Katari 5 Tetori.
Laosi 7 Tetori.
Latvia E diela e parë e tetorit.
Libani 9 Marsi.
Libia 28 Shkurti.
Lituania 5 Tetori.
Mbretëria e Bashkuar 9 Maji.
Maqedonia 5 Tetori.
Malajzia 16 Maji.
Maldivet 5 Tetori.
Mauritiusi 5 Tetori.
Meksiko 15 Maji.
Moldavia 5 Tetori.
Mongolia Java e parë e tetorit.
Maroku 28 Shkurti.
Nepali "Guru Purnima", Mesi i korrikut (Hëna e plotë).
Nigeria 5 Tetori.
Omani 24 Shkurti.
Panama 1 Dhjetori.
Pakistan 5 Tetori.
Paraguaji 30 Prilli.
Peru 6 Korriku.
Polonia 14 Tetori.
Porto Riko 20 Maji.
Rumania 5 Qershori.
Rusia 5 Tetori.
Republika Dominikane 30 Qershori.
Shën Luçia 4-11 Tetor - (Java e Mësuesit).
Shtetet e Bashkuara Java e parë e muajit maj. (Në vitin 1980 në SHBA dita e mësuesit u festua më 7 mars).
Serbia 5 Tetori.
Singapuri E premtja e parë e shtatorit.
Sllovakia 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit.
Somalia 21 Nëntori.
Sudani Jugor 1 Dhjetori.
Sri Lanka 6 Tetori.
Spanja 27 Nëntori.
Siria 18 Marsi.
Taivani 28 Shtatori.
Tailanda 16 Janari.
Tunizia 28 Shkurti.
Turqia 24 Nëntori, (Mustafa Kemal Atatürk e caktoi në nderim të alfabetit.
Ukraina E diela e parë e tetorit.
Uruguaji 22 Shtatori.
Uzbekistani 1 Tetori.
Vietnam 20 Nëntori.
Venezuela 15 Janari.
Xhamajka 6 Maji.
Zelanda e Re 29 Tetori.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 100-vjetori i mësonjëtores së parë shqipe në Korçe: 1887 - 7 mars - 1987, Shtëpia botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1987
  2. 1 2 Shefik Osmani:(1983), Fjalor i pedagogjisë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Tiranë, fq. 149. OCLC 17442147
  3. Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008/09, fq. 490.
  4. World Teacher's Day: Empowering teachers, building sustainable societies. 5 October 2015, United Nations Educational Scientific and Cultural Organization (UNESCO). Vizituar më 29.02.2016.
  5. Happy Teacher's Day in Argentina Arkivuar 4 shkurt 2016 tek Wayback Machine, globalteacherprize.org; accessed 11 September 2015.
  6. "October 4 World Teacher's Day". Armenian News. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. Анонимен (29 shtator 2006). "5 октомври е определен за Ден на учителя". Education.actualno.com. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2013. Marrë më 5 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Días Nacionales en Chile". 19 shtator 2010. Marrë më 8 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. "China mulls changing Teachers' Day to birthday of Confucius". Xinhua News Agency. 6 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. "Zlatý Ámos — anketa o nejoblíbenějšího učitele České republiky". Zlatý Ámos. Marrë më 23 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. "Mezinárodní den učitelů a Zlatý Ámos". adam.cz. 4 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 23 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. "Nueva Alejandría — Secciones — Maestros Americanos — El Salvador" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 22 qershor 2008.
  13. "TEACHER APPRECIATION: teacher appreciation poem — Teachers Day — El Salvador" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2008. Marrë më 22 qershor 2008.
  14. "Proclamation No. 242, s. 2011 | Official Gazette of the Republic of the Philippines | GOV.PH: National Teachers' Month" (në anglisht). gov.ph. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2015. Marrë më 4 nëntor 2015.
  15. Birthday of Confucius (551-479 B.C.E.) (Perpetual Multicultural Calendar Software) Arkivuar 14 tetor 2007 tek Wayback Machine, calendarmine.coml; accessed 5 September 2015.
  16. Article poornima.html "Guru Poornima (Vyas Puja)" Arkivuar 24 janar 2020 tek Wayback Machine As on 22 July 2013 on www.Sanatan.org
  17. Article "The Guru Principle" As on 22 July 2013 on www.Sanatan.org
  18. "Par svētku, atceres un atzīmējamām dienām". Saeimas un Ministru Kabineta Ziņotājs. Marrë më 27 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. Luis Tinajero Portes (1 janar 1994). Días conmemorativos en la historia de México. UASLP. fq. 90. ISBN 978-968-6194-65-4. Marrë më 15 maj 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. "Welkom – Dag van de leraar". Dagvandeleraar.nl. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2015. Marrë më 2 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. "Biografía de Manuel José Hurtado – Educa Panamá, Mi Portal Educativo". Educapanama.edu.pa. 7 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 2 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. Portal Educativo del Perú – Día del Maestro Arkivuar 12 shtator 2007 tek Wayback Machine, huascaran.edu.pe; accessed 5 September 2015.
  23. Rico, Ed Microjuris com Puerto (2015-08-03). "Calendario escolar de Puerto Rico para el año 2015–2016". Microjuris – Puerto Rico. Marrë më 2016-05-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. "Día del Maestro en Puerto Rico 2017". cuandoo.com. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2016. Marrë më 2016-05-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. "National Teacher Day". NEA.org. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2011. Marrë më 2 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. 스승의날: 지식백과. terms.naver.com. Marrë më 15 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. Glionna, John M.; Park, Ju-min (2009-05-13). "South Korea cracks down on bribery of teachers". Los Angeles Time (në anglisht). ISSN 0458-3035. Marrë më 2016-05-03.
  28. AnydayGuide. "Teachers' Day in Spain / November 27, 2016". AnydayGuide (në anglisht).
  29. "Assad pays tribute on Syria's Teachers' Day" (në anglisht). english.cntv.com. 21 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 5 shtator 2014.
  30. "Gleaner gives teachers a break!" (në anglisht). Marrë më 6 maj 2009.
  31. "День вчителя: традиції святкування в Україні". styler.rbc.ua. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)