Shkolla shqipe e Prizrenit

Shkolla e Parë Shqipe e Prizrenit është institucioni i parë arsimor me karakter kombëtar dhe laik në Kosovë.[1] Fillimisht u hap Shkolla Shqipe e Djemve e cila filloi nga puna me datën 1 maj të vitit 1889 në qytetin e Prizrenit.[2][3][4] Më vonë, në vitin 1892 po ashtu në qytetin e Prizrenit u hap edhe Shkolla Shqipe e Vajzave.[5][6][2]
Shkolla shqipe e djemve në Prizren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e parë shqipe e djemve në Prizren filloi veprimtarinë e saj më datën 1 maj të vitit 1889[3] mbi bazën e një shkolle të mëparshme fetare katolike. Në këtë institution të rëndësishëm edukativ e arsimor, punuan mësuesit Mati Logoreci e Lazër Lumezi.[7] Për shkak të karakterit laik të saj ajo u quajt edhe "shkolla e popullit, t'atyne pa kishë".[5] Sot kjo shkollë me të drejtë konsiderohet si shkolla e parë kombëtare (laike) shqipe në Kosovë.[8]
Shkolla shqipe e vajzave në Prizren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e parë shqipe e vajzave në Prizren u themelua në vitin 1892 sipas kërkesës së Argjipeshkvisë së Prizrenit dhe me vendim e leje nga ana e Propagandës Fide të Vatikanit. Mësimin në këtë shkollë e organizuan dhe udhëhoqën motrat e Rendit të Mëshirës. Në fillim numri i nxënëseve ishte i vogël por me kalimin e kohës ai arriti në 70 nxënëse ndërsa në vitin 1909 Shkolla Shqipe e Vajzave në Prizren kishte një numër prej rreth 120 nxënësesh. Si mësuese në këtë institucion arsimor punuan Marta Mazreku, Motrat Mikelangjela dhe Tereza Çoba, etj.[5][6]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Grup autorësh: Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar (Vëllimi 1). Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 2003, fq. 137
- 1 2 Duraku, Nebil (1984). Shkrimtarët e Kosovës ('43 - '83). Prishtinë: Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës. fq. 287.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Kraja, Musa (1987). Mati Logoreci. Tiranë: Shtëpia Botuese 8 Nëntori. fq. 5-6.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania. Plymouth: The Scarecrow Press. fq. 281. ISBN 9780810873803. OCLC 454375231.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1592, 1595. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
{{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2487. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ↑ Elsie, Robert. Historical Dictionary of Kosova. The Scarecrow Press, Inc. Lanham - Toronto - Plymouth, UK. 2011. (Chronology) fq. xxxiii. ISBN 978-0-8108-7231-8 OCLC 813665362
- ↑ Baku, Pasho, red. (2011). "Shkolla Shqipe e Prizrenit". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 886. OCLC 734077163.
{{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)