Rrapi i Marashit, Prizren
Stampa:Infobox Zonë e mbrojtur Rrapi i Marashit (Platanus orientalis) është një monument i mbrojtur me ligj me karakter botanik i cili ndodhet në kuadër të Kompleksit të Mahallës së Marashit në qytetin historik të Prizrenit.[1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrapi i Marashit ndodhet në lagjen e Marashit në Prizren, në bregun e majtë të Lumëbardhit të Prizrenit. Si i tillë ai është pjesë përbërëse e Kompleksit të Mahallës së Marashit.[2] Në lagjen "Marash" jo larg vendit ku sot gjendet rrapi dikur ishte një teqe. Tani aty vazhdon të jetojë trungu i rrapit që shfrytëzohet si një lloj vendpushimi dhe freskimi për njerëzit. Lidhur me këtë rrap ekzistojnë shumë gojëdhëna e të cilat flasin si për origjinën e tij ashtu edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur aty pranë. Gojëdhëna e cila vazhdon të qëndrojë edhe sot është se atë e mbolli i pari i teqes së dikurshme.[3] Rrapi është vënë nën mbrojtje ligjore në vitin 1959.[4] Supozohet se trungu ka një vjetërsi mbi 400 vjeçare (sipas gojëdhënave mbi 500 vjeçare). Rrapi i Marashit ka lartësinë 20,90 m, me një diametër të kurorës që shkon në 12 m. Rrethi i trungut të tij në bazë është rreth 3 m. Fletët i ka të gjata 13 - 14 cm. Lartësia mbidetare e këtij vendi ku gjindet rrapi është 417 m.[5] Me këto dimensione që ka ai paraqet një raritet të rrallë natyror. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve të temperaturës, posaçërisht atyre të ulëta, ky lloj tek ne, gjendet vetëm si i kultivuar dhe është mjaftë i rrallë. Njihet po ashtu si njëri prej trungjeve më të vjetra, më dekorative dhe më karakteristike në Kosovë dhe ka rëndësi shkencore (botanike), kulturore, edukative e arsimore, historike, peizazhore, rekreative dhe ekonomike.[6]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komuna e Prizrenit: Prizreni vendtakim i civilizimeve, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012.
Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Warrander, Gail; Knaus, Verena (2007). Kosovo. Bradt Travel Guides. fq. 201 & 295. Marrë më 14 maj 2019.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës:Kompleksi i Marash Mahallës (Prizren) Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Vizituar më 15 maj 2019.
- ↑ Lisi i “Marashit” shëron sëmundjet e syve Arkivuar 14 maj 2019 tek Wayback Machine, 7 mars 2016, kosova-sot.info, 15 maj 2019.
- ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 prill 2015. Marrë më 14 maj 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ Oferta kulturore e Prizrenit Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine, Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, Prizren 2013, fq. 62
- ↑ "PLANI LOKAL I VEPRIMIT NĒ BIODIVERSITET TË KOMUNĒS SĒ PRIZRENIT 2013-2017". kk.rks-gov.net. Komuna e Prizrenit. Marrë më 30 korrik 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]