Gërmadhat e kalasë së Korishës
Gërmadhat e kalasë së Korishës | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Korishë, Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Antikitet i Vonë |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 02-975/65 |
Nr. i referencës | 2946 |
Gërmadhat e kalasë së Korishës është një monument i trashëgimisë kulturore në Korishë, Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 02-975/65.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gërmadhat e Kalasë së Korishës gjenden në juglindje të fshatit Korishë, në një pozicion dominant për fushën e Prizrenit dhe gjithë Rrafshin e Dukagjinit. Vendbanimi prehistorik dhe antik i Korishës ka vlera arkeologjike dhe historike. Daton prej periudhave parahistorike, antikitet i vonë e deri tek periudha e hershme bizantine. Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2002 dhe 2004 në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, nxorën konturat dhe u dokumentua planimetria e një kishe paleokristiane të shekullit VI. Kisha në fjalë gjendet brenda arealit të brendshëm të fortesës dhe ka një absidë të orientuar drejt lindjes. Po në këtë pjesë u evidentuan gjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar e në trajtë trapezi. Në kuadër të hapësirës së altarit u evidentuan edhe pjesë të kangjelës. Sa i përket materialit të lëvizshëm arkeologjik, këtu dolën në dritë disa fragmente enësh qeramike të datimit parahistorik me siguri që lidhen me lokalitetin përballë të periudhës së bronzit të mesëm, si dhe fragmente të enëve të ndryshme si amfora, pitosa, vorba, kana etj, të datimit të fundit të antikitetit të vonë, shek. VI. Karakteristike e veçantë e kalasë përveç murit rrethues janë edhe katër mure me gjatësi prej 25-40 m që zbresin nga të katër faqet e kalasë dhe që në fund të murit duken gjurmët e kullave mbrojtëse. Bazuar në vlerat arkeologjike dhe historike, aseti Kalaja e Korishës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Dardania
- Muzeu i Kosovës
- Arkeologjia e Kosovës
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Vendbanimet neolitike në Kosovë
- Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë
- Vendbanimet e antikitetit të vonë dhe mesjetare në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2020. Marrë më 25 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine