Kisha e Shën Spasit (Prizren)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kisha e Shën Spasit (Shëlbuesit)
Kisha e Shen Spasit Shelbuesit - Prizren 01.jpg
Lloji Arkeologjike
Vendndodhja Prizren, Kosovë
Koordinatat 42°12′29,08″V 20°44′36,37″L / 42.20000°V 20.73333°L / 42.20000; 20.73333Koordinatat: 42°12′29,08″V 20°44′36,37″L / 42.20000°V 20.73333°L / 42.20000; 20.73333
Ndërtuar Mesjetë
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
Lloji Nën mbrojtje
Përcaktuar 1598/48
Nr. i referencës 2855

Kisha e Shën Spasit (Shëlbuesit) është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 1598/48.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Shën Spasit ndodhet në zonën historike të qytetit, respektivisht në pjesën juglindore të Nënkalasë. Në bazë të një burimi shkrimor (Hrisobulla e Dushanittë vitit 1348) kisha është ndërtuar mes viteve 1333-1335[2].

Teknika e ndërtimit të kishës është me Klausonazhë (kombinimi i rendeve të tullës me gur) në gjithë planimetrinë e saj. Elementet e terakotës në kupolë, rreth dritareve, në arkitraje dhe harqe gjysmë-rrethore të dritareve vazhdojnë skemën e njëjtë dekorative si në fasadë. Afresket janë vizatuar në dy faza. Afresket në shenjtore janë ekzekutuar së pari, gjatë dekadës së katërt të shek. XIV. Kurse pjesa tjetër e afreskeve janë pikturuar në vitin 1348.[2]

Në vitet 1953-63 është bërë konservimi i kishës, ndërsa gjatë viteve 2010 - 2011 nga ana e UNESCO-s është bërë restaurimi i kishës, me ç'rast janë restauruar strukturat e mureve, kulmi dhe enterieri.[2]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b c "Kisha e Shën Spasit (Prizren)". http://dtk.rks-gov.net/. http://dtk.rks-gov.net/. Marrë më 19 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |website=, |publisher= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]