Lista e monumenteve në Prizren
Prizreni, së bashku me vlerat e saj historike kontribuon jo vetëm për qytetin e vetë, por për tërë territorin e Kosovës. Monumentet e shumta që kanë mbetur nga e kaluara sugjerojnë se kjo zonë ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Ndër vlerat më të çmuara të Prizrenit janë monumentet e kulturës materiale që janë të trashëguar nga shekujt e kaluar. Në sajë të pozitës së përshtatshme gjeografike, Prizreni është zhvilluar si një vend ku gërshetohen qytetërime dhe kultura të ndryshme. Kjo listë përfshin një varg monumentesh historike, kulturore dhe fetare ashtu si edhe monumente natyrore të komunës së Prizrenit, të cilat janë të shënuara nga qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e Prizrenit, OJQ-të Ndërkombëtare dhe OJQ-të Lokale.
Monumentet e kulturës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Shadervani | Shadërvani ndodhet në qendër të Prizrenit dhe konsiderohet si qendër e aktiviteteve kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetit. Fjala "Shadërvan" vjen nga gjuha persiane e cila d.m.th. "fontanë apo krua me shumë burime".[1][2][3][4][5][6] | 42°12′32″V 20°44′26″L / 42.208999°V 20.74047°L | |
2 | Kalaja e Prizrenit | Data e saktë e ndërtimit të Kalasë së Prizrenit nuk është e njohur. Megjithatë, besohet se Kalaja daton nga shekulli VI. Përgjatë viteve ajo ka qenë përdorur për banim por edhe për qëllime ushtarake. Një karakteristikë e Kalasë është tuneli prej 42 shkallësh që ndodhet në anën lindore dhe është i lidhur me lumin Lumbardhi i Prizrenit.[1][2][3][4][5][6][7][8] | 42°12′34″V 20°44′43″L / 42.209321°V 20.745403°L | |
3 | Kështjella e Epërme (Kalaja e Vashave) | Kështjella e Epërme ose Kalaja e Vashave gjendet në Kompleksin e Lumbardhit, e vendosur në një lartësi prej 12m me një sipërfaqe prej 75 m² në formë katrori. Në të është zbuluar edhe Kisha e Shënkollit. Kështjella është shumë më e hershme se Manastiri i Kryeengjujve dhe ka lidhje kronologjike me Kalanë e Prizrenit. Në literaturë mund ta gjejmë edhe me emrin Kiz Kalesi.[1][3][6][7] | 42°11′57″V 20°45′48″L / 42.199124°V 20.763429°L | |
4 | Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit | Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit është vendi ku më 10 qershor të vitit 1878 Kuvendi i Prizrenit u mblodhën për të diskutuar programin për bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të vendit kundër kërcënimeve të jashtme. Ndërtesa në fjalë tani është një muze dhe si i tillë bënë pjesë në kuadër të Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aty janë ekspozuar fotografi, dokumente, objekte dhe veshje që datojnë që nga koha e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit. Në kohën e Luftës Çlirimtare të Kosovës (1997 - 1999) Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit është shkatërruar me granatahedhëse nga policia serbe gjatë.[1][2][3][4][5][6][7][8][9][10][11][12][13] | 42°12′41″V 20°44′38″L / 42.211363°V 20.743784°L | |
5 | Mulliri i Shotmanit në Marash | Mulliri i Shotmanit është ndërtuar në vitin 1641 dhe konsiderohet të jetë mulliri më i vjetër në Prizren. Aktualisht MUlliri i Shotmanit shërben si restorant e që paraqet një vend aktraktiv për turizmin [4][6][7] | 42°24′04″V 20°10′02″L / 42.401023°V 20.167251°L | |
6 | Hamami i Gazi Mehmet Pashës | Hamami është ndërtuar në shekullin XVI nga Gazi Mehmet Pasha. Hamami i Gazi Mehmet Pashës konsiderohet të jetë njëri nga hamamet më të mëdhenjë në Ballkan dhe i takon periudhës më të suksesshme të arkitekturës osmane. Roli fillestar i Hamamit ishte të shërbejë si një banjo publike; Megjithatë, aktualisht përdoret si një vend për qëllime të ndryshme kulturore.[1][2][3][5][6][7] | 42°12′39″V 20°44′30″L / 42.210779°V 20.741575°L | |
7 | Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik | Kulla e Sahatit është ndërtuar në vitin 1948 dhe i ka shërbyer qëllimit të orientimit në kohë për qytetarët. Muzeu Arkeologjik u hap më 17 nëntor 1975 e ku mund të gjenden më shumë se 790 gjetje arkeologjike nga rajoni i Prizrenit.[2][3][6][7] | 42°12′41″V 20°44′12″L / 42.211268°V 20.736538°L | |
8 | Beledija ose Ndërtesa e Kuvendit të vjetër | Beledija ose Ndërtesa e Kuvendit të vjetër është ndërtesa ku u mbajt Kuvendi i parë i Komunës së Prizrenit në fund të shekullit XIX. Aktualisht ndërtesa përdoret si një qendër informacioni për trashëgiminë kulturore dhe për orientimin e turistëve.[4][6][7] | 42°12′37″V 20°44′06″L / 42.210322°V 20.735083°L | |
9 | Mulliri i Shasivar Beut | Mulliri i Shasivar Beut gjendet në Kompleksin e Tabakhanës. Është i vetmi mulli funksional nga shek. XIX krahasuar me mullinjtë tjerë të rrënuar, pa ndonjë vlerë të posaçme arkitektonike. Pas pushkatimit të Shasivar Çaços më 24 dhjetor 1944 një pjesë e këtij mulliri konfiskohet.[6] | 42°12′36″V 20°43′58″L / 42.209957°V 20.732841°L | |
10 | Muzeu i Hidroelektroekonomisë “Prizrenasja” | Objekti i Muzeut të Hidroelektroekonomisë "Prizrenasja" është ndërtuar në vitin 1929 në grykën e lumit Lumbardhi i Prizrenit prej një kompanie austriake nga Viena. Në kohën kur është ndërtuar ishte hidrocentrali i vetëm në Kosovë. Hidroelektrana ka qenë funksionale për 44 vjet, deri kur është mbyllur më 1 nëntor 1974. Më 8 nëntor, 1979 ajo u shndërrua në Muze të Elektroekonomisë së Kosovës.[3][5][6] | 42°11′41″V 20°46′21″L / 42.194637°V 20.772577°L | |
11 | Fontana e Shadërvanit | Fontana e Shadërvanit me katër burime (kroje) është njëri nga simbolet e qytetit të Prizrenit.[3][5][6][7] | 42°12′32″V 20°44′26″L / 42.209015°V 20.740481°L | |
12 | Krojet Topokli | Krojet Topokli apo Gjashtë Krojet gjenden në hyrje të lagjes së Marashit përballë shtëpisë së Ymer Qysesë. Gjenden në kompleksin e Marashit dhe ka gjashtë çepa të punuar në bronz dhe vaskë prej guri. Koha e ndërtimit nuk dihet, por nga forma skulpturale prezente deri në vitin 1994, supozohet se janë ndërtuar para ardhjes së osmanëve.[3][5][6][7] | 42°12′42″V 20°44′40″L / 42.211546°V 20.744402°L | |
13 | Kroi i Bimbashit | Kroi i Bimbashit gjendet në udhëkryqin pranë xhamisë së Iliaz Kukës dhe Urës së kaltërt të Rinisë-Bimbashit. Ndonëse koha e ndërtimit nuk dihet, thuhet që atë e ka ndërtuar një oficer i lartë vendor i cili shërbeu në ushtrinë e Perandorisë Osmane.[3][4][5][6][7] | 42°12′34″V 20°44′11″L / 42.209516°V 20.736463°L | |
14 | Kroi i Xhamisë së Sinan Pashës | Kroi i Xhamisë së Sinan pashës është pjesë e Xhamisë, gjendet në hyrje të saj dhe është ndërtuar në kohën kur është ndërtuar edhe xhamia.[3][5][6] | 42°12′33″V 20°44′28″L / 42.209082°V 20.741189°L | |
15 | Ura e gurit (Prizren) | Ura e Gurit u ndërtua nga Ali Kukaj në shek. XVI. Ka stil oriental të ndërtimit. Ura kishte trajtë harku, e ndërtuar prej kuadrash guri të lidhura me suve gëlqerore. Ura i bëri ballë shumë ujërave dhe sfidave të kohës, por jo edhe vërshimit të vitit 1979. Më 1982 rikonstruktohet në tërësi dhe i kthehet pamja atraktive, ndonëse me një ndryshim përmbajtësor.[1][2][3][4][4][6][7][14] | 42°12′34″V 20°44′26″L / 42.209567°V 20.740599°L | |
16 | Ura e Arastas | Ura Arastës (Ura e Re apo Ura e Therandës) u ndërtua në shek. XVIII, dikur ka qenë pjesë e Bezistanit (Qarshi dhe treg i mbuluar). Në të dy anët mbi lumë ka patur lokale. Qarshia e mbuluar ka filluar pranë xhamisë së Sinan Pashës e gjer te Hamami i Mehmed Pashës.[3][4][6][7][14] | 42°12′34″V 20°44′30″L / 42.209571°V 20.741725°L | |
17 | Ura e Naletit | Ura e Naletit nën Urën e Gurit ishtë një lugë druri përmes të cilit kalonte uji në anën tjetër të qytetit. Pranë tij u vu edhe një trarë druri për të kaluar njerëzit. Pasi gjithnjë lagej nga uji, dimrit ngrihej dhe shpesh herë kalimtarët binin në ujë. Nga vendorët u quajt Ura e Naletit.[3][6][7][14] | 42°12′35″V 20°44′20″L / 42.209615°V 20.739°L | |
18 | Ura u Tabakhanës - Suzi Çelebia | Ura e Suzi Çelebisë apo Ura e Tabakhanës gjendet pranë Xhamisë së Suzi Çelebisë dhe njihet edhe si Ura e Tabakhanës, pasi shërbente për lidhjen me lagjen e Tabakhanës. Urën në vitin 1513 e ndërtoi Suzi Çelebiu.[3][6][7] | 42°12′35″V 20°44′11″L / 42.209758°V 20.736506°L | |
19 | Ura e Vjetër e gurit në Kërk Bunar | Ura e vjetër e gurit në Kërk bunar gjendet në kilometrin e 6-të të rrugës Prizren-Reçan dhe lidh brigjet e Lumbardhit ku
ngushtica është më e shprehur. Ura me një gjatësi 20m dhe një gjerësi prej 3.5m mbështetet në një shkëmb gëlqerorë dhe ka vetëm një qemer me lartësi 6m mbi nivelin e ujit.[3][6][14] |
42°11′40″V 20°46′27″L / 42.194308°V 20.774287°L | |
20 | Vlashnje | Lokaliteti arkeologjik shumështresor në Vlashnje është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në Vlashnje të Prizrenit.[6][7][15][16] | 42°12′02″V 20°39′40″L / 42.200611°V 20.661114°L | |
21 | Kalaja e Korishës – Kishë e hershme | Gërmadhat e kalasë së Korishës është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në Korishë të Prizrenit.[6][7][15][16] | 42°15′26″V 20°48′06″L / 42.257222°V 20.801708°L | |
22 | The Hisar of Nashec | Even though the excavations have not been finished yet, it is told that this Hisar dates to Bronze times, and it has a big historical value for Prizren.[6][16] | 42°14′31″V 20°39′06″L / 42.241958°V 20.651672°L | |
23 | Romaja | Romaja është një fshat në rajonin e Hasit ku ndodhet një lokalitet arkeologjik i njohur si Nekropola tumulare e Romajës.[6][16] | 42°17′37″V 20°35′27″L / 42.293596°V 20.590947°L | |
24 | Pirana | Pirana është një fshat në komunën e Prizrenit ku ndodhet edhe Lokaliteti arkeologjik romak në Piranë (Arat Qeremide).[6][16] | 42°17′34″V 20°40′17″L / 42.292866°V 20.671413°L | |
25 | Vërmica | Është një fshat në komunën e Prizrenit në breg të Liqenit të Fierzës. Këtu në vitin 1975 janë kryer edhe gërmime arkeologjike.[6][16] | 42°09′51″V 20°34′15″L / 42.16423°V 20.570734°L | |
26 | Gjonaj | Gjonaj është një fshat në komunën e Prizrenit ku në vitin 1978 janë kryer gërmime arkeologjike.[6][16] | 42°15′13″V 20°37′19″L / 42.253617°V 20.622018°L | |
27 | Kalaja e Karashengjergjit | Muri rrethues i saj kap një gjatësi prej 120 m, është i ndërtuar me gurë mesatar dhe i lidhur me llaç të cilësisë së dobët. Gjykuar për nga teknika e ndërtimit të mureve rrethuese dhe materiali sipërfaqësor arkeologjik, mund të thuhet që kemi të bëjmë me një fortifikatë që i takon kohës së mesjetës (shek. IX-XI).[6][16] | 42°15′57″V 20°36′30″L / 42.265734°V 20.608438°L |
Monumente fetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Xhamia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kisha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
Kisha e Shën Premtes (Prizren) | [17] | ![]() | ||
1 | Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë | [18] | 42°12′02″V 20°45′49″L / 42.20069°V 20.763542°L | ![]() |
2 | Cathedral of Our Lady of Perpetual Succour | [1][3][5][6][7] | 42°12′28″V 20°44′18″L / 42.207644°V 20.738409°L | |
3 | Kisha e Shën Spasit (Prizren) | [1][3][6][7][8] | 42°12′29″V 20°44′36″L / 42.208105°V 20.743302°L | |
4 | Church of the Holy Sunday - Saint Mark | [6] | 42°12′30″V 20°44′35″L / 42.20828°V 20.743034°L | |
5 | Church of St George | [3][6][7][8] | 42°12′30″V 20°44′24″L / 42.208292°V 20.740019°L | |
6 | Kisha e Shën Nikollës Tutiqëve (Prizren) | [21][22] | 42°12′30″V 20°44′22″L / 42.208284°V 20.739311°L | ![]() |
7 | Groups of Zym | [6] | 42°16′22″V 20°37′29″L / 42.272768°V 20.624618°L | |
8 | Vetmia e Shën Petritit | [23][24][6] | 42°15′06″V 20°48′27″L / 42.251552°V 20.807523°L |
Teqe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. | Emri | Përshkrimi | Lokacion | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Teqja e Tarikatit Sinani | Teqja e Tarikatit Sinani u ndërtua në vitin 1575 nga ana e Umi Sinanit nga Prizreni, i cili nj;herit konsiderohet edhe themelues i këtij tarikati në Kosovë. Ajo ndodhet në anën e djathtë të Lumbardhit të Prizrenit, respektivisht në Lagjën e Tabakëve.[5][6] | 42°12′51″V 20°44′48″L / 42.214073°V 20.746563°L | |
2 | Teqja e Tarikatit Kaderi Zingjiri | Teqja e Tarikatit Kaderi Zingjiri është ndërtuar në vitin 1646 nga ana e Sheh Hasan Horosanit dhe ndodhet në veri të Prizrenit. Kjo teqe kualifikohet si teqja më e vjetër e këtij tarikati në Ballkan.[5][6] | 42°12′53″V 20°43′55″L / 42.214772°V 20.731863°L | |
3 | Teqja e Tarikatit Halveti | Teqja e Tarikatit Halveti është themeluar në vitin 1605 nga Sheh Osmani ndërsa gjendet në Lagjen e Saraçhanes. Kjo është teqja kryesore e këtij tarikati ndërsa teqe të tjera ndodhen edhe në Rahovec, Mitrovicë dhe në Shqipëri.[5][6][7] | 42°12′37″V 20°44′26″L / 42.210251°V 20.740673°L | |
4 | Teqja e Tarikatit Bektashi | Teqja e Tarikatit Bektashi ndodhet afër Mullirit të Hasan Begut, në jugperëndim të qytetit ndërsa është themeluar në vitin 1850 nga ana e Sheh Ademit të Prizrenit.[5][6] | 42°12′28″V 20°44′00″L / 42.207747°V 20.733345°L | |
5 | Teqja e Tarikatit Rufai | Teqja e Tarikatit Rufai është themeluar në vitin 1892 nga Sheh Hasan Hysniu nga Sanxhaku si pjesë e Kompleksit të Haxhi Kasëmit. Teqja është rrënuar nga ana e bullgarëve në vitin 1915 ndërsa është rindërtuar në vitin 1938. Pranë saj në vitin 1972 ndërtohet një teqe bashkëkohore nga ana e Sheh Xhemajliut.[3][5][6][7] | 42°12′43″V 20°44′43″L / 42.211812°V 20.745395°L | |
6 | Tyrbja e Dallgen Babait | Tyrbja e Dallgen Babait ndodhet në Prizren ndërsa ndërtimi i saj është bërë në kujtim të një komandantit ushtarak të Perandorisë Osmane.[6] | 42°12′48″V 20°43′55″L / 42.213254°V 20.731908°L | |
7 | Kompleksi i Karabashit | Kompleksi i Karabashit gjendet në pjesën jugperëndimore të Prizrenit, në anën e majtë të lumit Lumbardhi i Prizrenit jo larg nga Universiteti i Prizrenit. Ky kompleks ka rëndësi të madhe historike, shpirtërore dhe arkitektonike pasi që paraqet varrezat më të vjetra të ruajtura në Prizren. Në kuadër të kompleksit ndodhen tri tyrbe dhe një teqe.[6][7] | 42°12′19″V 20°43′38″L / 42.205284°V 20.727293°L | |
8 | Tyrbja e Sheh Ymerit | Teqja e Sheh Ymerit ndodhet në fshatin Lezë, 10 km në jug të Prizrenit. Kjo teqe më së shumti vizitohet nga njerëzit e qyteteve të Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit.[6] | 42°09′05″V 20°45′10″L / 42.151521°V 20.752878°L |
Shtëpi të vjetra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Shtëpia e Shuaip Pashës | Është ndërtuar në shekullin XIX, gjatë Luftës së Kosovës (1997/99 është djegur deri në themel ndërsa është rindërtuar përsëri në vitin 2012, ndodhet afër Urës së Naletit. | 42°12′34″V 20°44′20″L / 42.209424°V 20.738823°L | |
2 | Shtëpia e Sheh Zades | It is located in the Saraj Street, and was built at the end of the 18th century. Its architecture features contain Prizren style characteristics.[6][7][14] | 42°12′41″V 20°44′20″L / 42.211347°V 20.738968°L | |
3 | Shtëpia e Shemsidin Kirajtanit | Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ndodhet afër Shtëpisë së Shuaip Pashës. | 42°12′33″V 20°44′18″L / 42.209059°V 20.738463°L | |
4 | Shtëpia e Aqif Celines | It was constructed in the 18th century. It served as a family house. In the 1960s, due to some changes made to it structure, the house lost its originality.[6][14] | 42°12′43″V 20°44′23″L / 42.211816°V 20.7396°L | |
5 | Shtëpia e Sheh Hasanit | This house was built in local folk architecture in the 18th century. It is located in the city center.[6][14] | 42°12′37″V 20°44′27″L / 42.210171°V 20.740941°L | |
6 | Shtëpia e Familjes Grazhda | Oriental home built in the 18th century. It is located in Bujar Godeni Street.[6][14] | 42°12′47″V 20°44′22″L / 42.213°V 20.739439°L | |
7 | Shtëpia e Bajram Pomakut | A traditional Prizren house built in the 18th century.[6][7][14] | 42°12′38″V 20°44′24″L / 42.210481°V 20.740072°L | |
8 | Shtëpia e Abdurahim Myftiut | It is located in Rifat Krasniqi Street, built in the 19th century.[6][14] | 42°12′42″V 20°44′26″L / 42.211737°V 20.740544°L | |
9 | Shtëpia e Ahmet e Shyqeri Suharekes-Rekathatit | This house was built in the year of 1886; besides the divisions the house preserves its originality.[6][14] | 42°12′55″V 20°44′34″L / 42.215217°V 20.742776°L | |
10 | Shtëpia e Ymer Prizrenit | It was built from the president of the Albanian League of Prizren in the period of 1943–1945.[6][7][14] | 42°12′44″V 20°44′37″L / 42.212341°V 20.743559°L | |
11 | Shtëpia e Haxhi Izet Mashkullit | It is supposed that this house is built around the 1800s.[6][14] | 42°12′40″V 20°44′36″L / 42.211156°V 20.743248°L | |
12 | Shtëpia e Ymer Qyses | This house was built in the 19th century.[6][14] | 42°12′41″V 20°44′41″L / 42.211506°V 20.744718°L | |
13 | Shtëpia e Gani Dukagjinit | This house was built in the 19th century and it is considered a cultural monument.[6][7][14] | 42°12′40″V 20°44′37″L / 42.211141°V 20.743505°L | |
14 | Shtëpia e Ismet Sokolit | This house was built in the 19th century, and contains baroque elements.[6][14] | 42°12′48″V 20°44′28″L / 42.213334°V 20.741156°L |
Monumente natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. | Emri | Përshkrimi | Lokacioni | Foto |
---|---|---|---|---|
1 | Trungu i Rrapit | Rrapi i Marashit është një monument i natyrës i cili i përket shekullit XIV. Ai ndodhet në lagjen e Marashit dhe është pjesë e Kompleksit të Mahallës së Marashit, në Prizren.[2][3][6] | 42°12′44″V 20°44′44″L / 42.21209°V 20.745545°L | |
2 | Marashi | Marashi shtrihet në anën lindore të qytetit të Prizrenit. Emri i tij vjen nga gjuha persiane që do të thotë "vend i freskët". Në këtë lagje janë gërshetuar elementet e arkitekturës tradicionale dhe asaj orientale të Prizrenit.[2][3][4][5][6] | 42°12′41″V 20°44′48″L / 42.211486°V 20.746548°L | |
3 | Gryka e Lumbardhit të Prizrenit | Lumbardhi i Prizrenit rjedh në një lartësi prej 2360 m mbi nivelin e detit dhe ka një gjatësi prej 35.5 km. Hapësira në zonën e lumit Lumbardh gjatë verës është vendi më i vizituar i qytetit.[6] | 42°12′22″V 20°45′22″L / 42.206237°V 20.756°L | |
4 | Prevalla | Prevalla është një fshat turistik rreth 30 km larg qytetit të Prizrenit. Gjatë verës, njerëzit shkojnë atje për t'u freskuar, çlodhur dhe pushuar, ndërsa gjatë dimrit e vizitojnë atë për sportet rekreative sezonale dimërore. Prevalla shtrihet në një lartësi prej rreth 1800 m mbi nivelin e detit.[3][5][6] | 42°10′29″V 20°57′44″L / 42.174854°V 20.962158°L | |
5 | Parku i Qytetit | Parku i Qytetit gjindet në pjesën perëndimore të Prizrenit dhe përfshin një hapësirë shumë të madhe e të gjelbëruar. Ka hapsira
sportive si dhe lumin i cili kalon afër këtij parku. [6] |
42°12′25″V 20°43′36″L / 42.206937°V 20.726731°L |
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b c d e f g h i j k Prizreni në kohën antike iliro dardane romake bizantine mesjetare osmane, Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion", 2003
- ^ a b c d e f g h i j k Explore the South of Kosovo, The Municipality of Prizren
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa Prizren The Visitor, Komuna e Prizrenit, 2012
- ^ a b c d e f g h i j Prizreni në Retrovizore Arkivuar 22 shkurt 2014 tek Wayback Machine, Ec Ma Ndryshe
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t Monografia e Rajonit Jugor të Kosovës, Arbeiter-Samariter-Bund, 2012
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad ae af ag ah ai aj ak al am an ao ap aq ar as at au av aw ax ay az ba bb bc bd be bf bg bh bi bj bk bl bm bn bo bp bq br bs bt Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad ae af Prizreni - Vendtakim i civilizimeve, Komuna e Prizren, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012
- ^ a b c d e f Plani i Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Prizrenit, Kosovë Arkivuar 26 gusht 2013 tek Wayback Machine, Cultural Heritage without Borders, 2011
- ^ Muzeu i Lidhjes - Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Instituti i mbrojtjes se monumenteve kulturore
- ^ Monumentet historiko-kulturore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Parim Kosova, 2004
- ^ The League of Prizren museum was destroyed with rifle-propelled grenades by Yugoslav Serb police during the Kosovo War in March 1999.
- ^ Bevan, Robert (2007). The Destruction of Memory: Architecture at War. Reaktion books. f. 85. ISBN 9781861896384. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) "The Memorial Museum of the League of Prizren was not destroyed by a 'NATO missile' but by Serbian police in March 1999 using rifle-propelled grenades." - ^ Armatta, Judith (2010). Twilight of Impunity: The War Crimes Trial of Slobodan Milosevic. Durham: Duke University Press. f. 93. ISBN 9780822391791. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad Trashegimia e evidentuar e Kosoves, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, 2005
- ^ a b LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016. Burimi ka parametra të panjohur:
|1=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h Guida Arkeologjike e Prizrenit, Komuna e Prizrenit - Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, 2012
- ^ Curcic, Slobodan (2005). Judson J. Emerick (red.). "Renewed from the Very Foundations": The Question of the Genesis of the Bogorodica Ljeviska in Prizren. Archaeology in architecture: studies in honor of Cecil L. Striker. von Zabern. f. 23. ISBN 9783805334921. Marrë më 26 nëntor 2012. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Jovanović
- ^ Kosovo.net
- ^ Garić, Zoran; Hadžić, Svetlana. "Monastery of the Holy Archangels – Prizren" (PDF). Council of Europe. Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më shkurt 15, 2009. Burimi journal ka nevojë për
|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ekspertska delegacija Saveta Evropa zavrsila posetu spomenicima Kosova koji su unisteni martovskom pogromu Arkivuar 1 maj 2011 tek Wayback Machine, May 17, 2004, http://www.kosovo.net
- ^ Church of St Nicholas (Tutic'church) Arkivuar 29 prill 2012 tek Wayback Machine, Prizren, http://www.rickosovo.org Arkivuar 12 shkurt 2018 tek Wayback Machine, Reconstruction Implementation Commission for Serbian Orthodox Religious Sites in Kosovo
- ^ "Koriša". Monastery of St. Peter of Koriša. Serbian Orthodox diocese of Raška and Prizren. Marrë më 10 dhjetor 2010. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Rešenje Zavoda za zaštitu i naučno proučavanje spomenika kulture NRS u Beogradu, br. 1573 od 16.12.1950.g. Zakon o zaštiti spomenika kulture i prirodnih retkosti (Sl. glasnik NRS br. 54/4).