Teqja e bektashive në Prizren
Appearance
Teqja bektashiane në Prizren është një monument i trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teqeja bektashiane në Prizren gjendet në anën e djathtë të bregut të lumit Lumbardhi i Prizrenit, jo larg mullirit të Hasanbegut. Këtë teqe e ka themeluar Adem Babai, bektashi i famshëm, më 1850. Në këtë pozitë Ademin e ka trashëguar Adem Baba Kovaçi nga Gjakova që e ka vazhduar punën e tij. Ai ka qenë edhe hartues e krijues i vargjeve në gjuhët osmane dhe perse. Teqeja ka vepruar deri në prag të Luftës së Parë Botërore.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Monografia e Rajonit Jugor të Kosovës, Arbeiter-Samariter-Bund, 2012
- ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
- ^ Rexhepagiqi, Jashar (2003) Dervishët dhe teqetë në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth. Dukagjini, Pejë, fq. 227 - 228
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komuna e Prizrenit (faqe zyrtare) Arkivuar 30 qershor 2023 tek Wayback Machine
- Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (faqe zyrtare) Arkivuar 14 mars 2018 tek Wayback Machine