Jump to content

Monument natyror

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Monumenti i natyrës)
Parku Kombëtar Alpet Shqiptare [1]
Parku Kombëtar Malet e Sharrit [2]

Monumenti i natyrës është pjesë ose tërësi e pjesëve të pandryshuara të natyrës së gjallë ose të vdekur i cili ka vlerë ekologjike, shkencore, estetike ose kulturo-historike dhe/ose vlera turistike.[3] Monumenti natyror është një element i rëndësishëm i trashëgimisë natyrore i cili është vënë nën mbrojtje nga një akt i shtetit, me qëllim të ruajtjes së vlerave të tij origjinale natyrore. Shpesh ndodh që një monument natyror është njëkohësisht edhe park kombëtar, por gjithashtu mund të jetë dhe të qëndrojë si një objekt i pavarur, p.sh. një pemë shumë e vjetër, ose një zonë më e vogël e dallueshme ndaras nga rrethinat e saj me pronat e jashtëzakonshme gjeologjike.

Termi "Monument i natyrës" për herë të parë është përdorur nga Alexander von Humboldt në veprën e tij me titull "Relation historique" e ku bëri përshkrimin e tij të udhëtimit nga Amerika. Në këtë vepër Humboldt përdor termin "monumens de la nature". [4]

Arsyet për vënien nën mbrojtje të një trashëgimie të caktuar natyrore janë bukuria, rariteti dhe unikaliteti i një monumenti të natyrës, si dhe vlera e tij për shkencën ose kuptimin e natyrës. Mbrojtja e monumentit të natyrës mund të përmbajë një ndalim të plotë për çdo ndryshim të monumentit të mbrojtur.

Shpella e Gadimes, Lipjan.
Ujevara Mirushes
Parku Rajonal Gërmia, Prishtinë

Monumenti i natyrës mundet me qenë gjeologjik - paleontologjik, mineralogjik, hidrologjik, strukturë gjeologjike, sediment etj, gjeomorfologjik - shpella, humnera, muret shkëmbore, hidrologjik - burime, ujë rrjedhë, ujëvarë, liqe, botanik - ekzemplarë të rrallë ose të rëndësishëm të botës bimore për një lokalitet, lokalitet i vogël botanik ose zoologjik i rëndësishëm për vlerat e tij shkencore.[3]

Në monumentin e natyrës dhe në afërsi të drejtpërdrejt të tij që është pjesë përbërëse e zonës së mbrojtur nuk lejohen veprimtaritë të cilat rrezikojnë karakteristikat dhe vlerat e tij.[3]

Në kuadër të Zonave të Mbrojtura në Kosovë, Monumentet e Natyrës për nga numri zënë vendin e parë me 99 sosh, ndërsa për nga sipërfaqja vendin e dytë me 5.971.95 ha. Prej tyre 2 Monumente janë të Rëndësisë së Veçantë, (Ujëvarat e Mirushës dhe Shpella e Gadimes), 66 të karakterit botanik, 17 hidrologjik, 7 gjeomorfologjik, 9 speologjik.[3]

Monumentet e natyrës në të cilat ka pas ndikime më të mëdha gjatë këtyre tri viteve të fundit janë: Shpella e Gadimes, Ujëvarat e Mirushës, Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë me Shpellën e Radavcit, etj. [5] [6]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Monument natyror.
  1. ^ "PËR PARKUN KOMBËTAR "BJESHKËT E NEMUNA"" (PDF). ammk-rks.net. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 dhjetor 2020. Marrë më 15 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "PËR PARKUN KOMBËTAR "SHARRI"" (PDF). ammk-rks.net. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 tetor 2020. Marrë më 15 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d "Raport për Gjëndjen e Natryrës 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2008). Fjalor enciklopedik shqiptar 2. Tiranë. fq. 1761. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  5. ^ "Overview of Nature Protection Progress in Kosovo" (PDF). landscapeonline.de. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 tetor 2017. Marrë më 15 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Zonat e Mbrojtura 2013" (PDF). Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 22 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)