Parku Kombëtar Lugina e Valbonës
Parku Kombëtar Lugina e Valbonës | |
---|---|
IUCN kategoria II (park kombëtar) | |
![]() Pamje nga Parku Kombëtar Lugina e Valbonës | |
Koordinatat | 42°27′12.6000″N 19°53′28.6800″E / 42.453500000°N 19.891300000°ECoordinates: 42°27′12.6000″N 19°53′28.6800″E / 42.453500000°N 19.891300000°E |
Identifikuesi | 101424 |
Shteti | ![]() |
Qarku | Kukësi |
Rrethi | Tropoja |
Qyteti i afërt | Bajram curri |
Sipërfaqja | 8,000 ha |
Krijimi | 15 janar 1996 |
Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25–30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.
Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Turizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës nuk egziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë lokalit është në ndërtim e sipër një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist. Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.[1]
Rreziku nga HEC-et[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dhënia e konçesioneve për 14 HEC-e, ku 8 nga HEC-et janë planifikuar brenda Parkut Kombëtar dhe dy kanë filluar tashmë shkatërrimin e parkut, megjithëse ligji për zonat e mbrojtura ndalon çdo lloj ndërtimi industrial brenda parqeve kombëtare. HEC-et do të shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme shumëllojshmërinë biologjike të parkut dhe do të zhdukin përgjithmonë faunën ujore.
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2013. Marrë më 5 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)