Jump to content

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Coordinates: 41°13′22″N 20°27′00″E / 41.222643°N 20.450021°E / 41.222643; 20.450021
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Peisazh i Parkut Kombëtar

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik - Jabllanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit.[1] Me vendim të Këshillit të Ministrave ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore ezënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësoree ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet. Ai shtrihet brenda këtyre kufijve:

  • Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd - Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë dhe pika kufitare Shkëmbi i Shqipes....
  • Në lindje Republika e Maqedonisë (Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijon përgjatë kufirit shtetëror, maja e Radacit (2 081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2 030 m), Qafa e Kokelit (1883 m), Maja e Kurorës), Maja Varri i Marikës, Maja e Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m).
  • Në jug (Komunat Rrajce, Qukës, Hotolisht, Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtimin Qafa e Policës (Maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë, maja e Skurës.
  • Në perëndim (Komunat Lunik e Steblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në maja e Trestenikut, maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë - Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz - Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd – Steblevë.

Ne territorin e parkut perfshihen gjashte Komuna, komuna Rrajce, Lunik, Qender, Hotolisht, Qukes dhe Stebleve, gjithsej 12 fshatra si Rrajce Bardhaj, Rrajce Skenderbej, Borove, Stebleve, Llange, Zgosht, Letem, Kosharisht, Qarrishte, Gizavesh, Dorez, Skroske (Peshtan). Por ndikimi parkut shtrihet me gjere edhe ne fshatrat Rrajce Sutaj, Lunik, Librazhd Katund, Dragostunje, Hotolisht, Buzgare, Vulçan, Vehçan, Qukes, Shkumbin, etj. Prezanca e parkut ndikon në një popullsi prej afërsisht 15.000 banore.

Ky park menaxhohet nga Seksioni i Zonave te mbrojtura prane DRSHP Elbasan, Seksionit pyjor Librazhd, ku nje personel prej 8 personash (specialist pyjesh) jane ne funksion te menaxhimit dhe adminsitrit te Parkut Kombetare Shebenik-Jablanice, person kontakti: Ing.Fatmir Brazhda (email: fatbrazhda@yahoo.com/++355696223130) .

Janë dy lumenj dhe disa burime të vogla ujore që rrjedhin përmes zonës së Parkut me një gjatësi prej 22 km, përfshirë në veri lumin e Qarrishtës që bashkohet me lumin Rrapun dhe në jug lumin e Bushtricës qe bashkohet me lumin Shkumbin. Lumin i Rrapunit bashkohet në dalje të qytetit të Librazhdit (perëndim) me lumin Shkumbin dhe më pas ku i fundit derdhet në detin Adriatik.

Liqenet akullnajore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Liqeni i Fushë Studnës
Liqenet Dragostunjës

Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore te vogla me bukuri madheshtore, te cilat ndodhen ne nje lartesi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit.

Klima ne shumicen e parkut bie në kategorinë e klimës mesdhetare, me temperatura mesatare vjetore ndërmjet 7 °C dhe 10 °C. Reshjet mesatare vjetore jane midis 1.300mm dhe 1.800mm varet nga lokacioni brenda parkut.

Rajoni i parkut është shtëpi për një numër të llojeve të ndryshme të rralla dhe endemike të bimëve, kafshëve dhe kërpudhave.

Parku përmban ahun, bredhin, pishen, dhe specie lisi, si dhe lloje të tilla si shelg dhe bredhin evropiane argjendi në shpatet veriore të zonën e Parkut. Ka një numër të llojeve bimore të rralla dhe endemike të tilla dhe mund ti gjeni ne seksionin Flora dhe Fauna.

Zona parkut është menduar të përmbajë një nga vargjet kryesore e mbetur të specieve si Rrëqebullit i Ballkanit etj. Gjithashtu një gamë të natyrshme për ariu kafe, ujkun gri, dhia e egër, derri i egër, trofta e eger.

Janë të shumtë shtigjet për shëtitje në park të ndjekura me shenja përkatëse per eskursionin tuaj. Drejtohuni Drejtorise se Pyjeve Libazhd ose Kancelaris BAHITI per nje Harte ose Broshure. Parku Kombëtar "Shebenik - Jabllanice" është i pasur me specie te flores e faunes, megjithese disa jane shume te rralla (ne rrezik zhdukjeje)

  • Specie kryesore të florës jane: Ahu, Pisha e zeze, Bredhi, Dushqet, Bushi dhe me rralle takohen Meshtekna, Arrneni, Frasheri, Ajdesi, Panja, Ajshja, Shelgu, Lisi, Lajthia, Shkoza, Melleza, Vidhi, Vodheza e eger, Qershia e eger, Boronica, Gorrica, Dardha e egër, Trendafili i eger, Çaji i malit, Sanza, etj.
  • Speciet kryesoe të faunës jane: Ariu i murrmë, Ujku, Vjedulla, Dhelpra, Ketri, Nusja e lalës, Shqiponja, Skifteri. Më të rrallë janë: Zardafi, Derri i egër, Kaprolli, Dhia e egër, Rreqebulli, Gjeli i egër, Trofta e malit.

Problemet mjedisore gjithashtu janë te shumta në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka diversitet te larte biologjik si te flores ashtu edhe te faunes, por deri tani nuk ka studime te hollesishme veçse disa specie jane në rrezik të tilla mund të permenden si mështeknen, tisin arrnenin, frashërin, mëllezen kullumbrinë, qershinë e egër, shtogun, boronicen dhe shume bime mjekesore si xhirrokulli, sanzin, krekzen, lulebalsamin, blirin, vidhin e malit, çajin e malit etj. Fauna ka pesuar demtime te medha, pothuajse jane ne zhdukje rrëqebulli, dhia e egër, kaprolli, gjeli i egër, macja e egër, lundërza, shqiponjat, trofta e malit.

Turizmi  Turizmi ne këtë zone akoma është ne fazat e para te zhvillimit. Vizitoret janë te paket dhe të vet organizuar. Kjo kur zona e parkut, përveç vlerave turistike ka edhe pasuri kulturore e tradita të hershme.Ka mjaft monumente natyrore te shpallura apo jo, qe mund të vizitohen nga turistet,studiuesit, etj. Përmendin psh, FshatinLlange me shtëpi karakteristike me mure guri, trekatëshe, shumevjeçare; Kishën e Koshorishtit, ndërtuar në një shpelle në shek. II para erës sonë; liqenet karstikeShebenik,liqenin e Fushe Studnes,Vlaskën, Fushën e Dorezit, Bredhin eFushe Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallëne Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shume te tjera.Ne këtë zone Komuniteti organizon mjaft aktivitete social-kulturore tradicionale,te cilat janë e vetmja frymëmarrje e këtij komunitetit dhe këto janë festat tradicionale qe festohen gati ne çdo fshat te madh dhe kanë secili të veçantat e veta, por nga pikëpamja e pjesëmarrjes janë shume te vlefshme, sepse marrin pjese shume anëtare te komunitetit, te ftuar, po dhe te huaj. Kostumet popullore tradicionalendryshojnë ne disa fshatra po ashtu edhekëngët e vallet popullore. Festat kryesoreqe zhvillohen ne këtë zonë janë: Festa“DOREZ”, festë mjaft e madhe, me aktivitete kulturore tradicionale në terren natyror. Po ashtu, festa e Shëngjergjit në Steblevë, ajo e Qarrishtës, ajo e Rrajces, e Lunikut, etj.

Pamje panoramike drejt parkut

41°13′22″N 20°27′00″E / 41.222643°N 20.450021°E / 41.222643; 20.450021