Parku Kombëtar i Llogarasë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Parku Llogarasë

Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.

Pisha Flamur Llogora[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogorasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik).

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pisha Flamur Llogora Saranda

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbi parqet në Shqipëri

Koordinatat: 41°31′14″V 19°53′53″L / 41.52056°V 19.89806°L / 41.52056; 19.89806