Pisha Flamur Llogora

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Pisha Flamur", gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njejtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri pra se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parku Llogorasë

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]