Jump to content

Fjalori Enciklopedik Shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESh) është një vepër enciklopedike e cila përgatitet dhe botohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Botimi i parë më 1985

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky fjalor enciklopedik me një vëllim përmban gjithsej 5000 zëra me 1254 faqe, është përgatitur në Sektorin e Enciklopedisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nën udhëheqjen e kryeredaktorit Aleks Buda.

Botimi i dytë më 2008

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky është varianti i përmirësuar i FESh-it. Ky botim ka dalë në tre vëllime.

Ky Fjalor Enciklopedik ka gjithsej 800 faqe, me 25000 zëra nga të gjitha fushat e dijës dhe të jetës, me rreth 3000 foto dhe ilustrime. Fotot e përdorura janë bardhezi. Aty shkruhet për personalitete, shtete, popuj, fakte, doktrina, terma, art, kulturë, shkencë, letërsi, gjeografi, histori, filozofi, kimi, fizikë, muzikë, sport, etj.