Kroi i Shadërvanit
Kroi i Shatërvanit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 428 |
Kroi i Shadërvanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".[2]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kroi i Shatërvanit gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës. Supozohet se është ndërtuar në shek. XVII (pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës). Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë, pjesa e sipërme ka formën e tetëkëndëshit. Pipëzat e ujit gjenden në katër anët e kroit në lartësi prej 1 m. Pjesa e sipërme është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Në fund të shek. XIX mbi kroin e Shatërvanit ndodhej vrojtorja e xhandarmerisë turke, për të cilën na vërteton një fotografi që gjendet në dokumentacionin e QRTK-së së Prizrenit. Kroi i Shatërvanit ndodhet në mes të Sheshit Shatërvan, me pozitën e saj karakteristike, formën dhe dekorimet paraqet njërin prej simboleve të qytetit dhe njëherësh edhe Kroin më karakteristik të ruajtur deri në ditët e sotme. [3] [4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rajoni i Prizrenit
- Lidhja e Prizrenit
- Komuna e Prizrenit
- Sanxhaku i Prizrenit
- Lista e monumenteve në Prizren
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
- ^ Prizreni - Vendtakim i civilizimeve, Komuna e Prizren, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 qershor 2022. Marrë më 8 qershor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)