Zambaku i Prizrenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zambaku i Prizrenit

ZhanriMuzikë qytetare, balada, serenata
DatatKorrik
VendndodhjaPrizren Kosovë
Vitet aktiv1986 - tani
Themeluar ngaAkil Koci
Reshat Randobrava
Organizuar ngaKomuna e Prizrenit
Faqja zyrtarehttps://kk.rks-gov.net/prizren/

Zambaku i Prizrenit është një festival tradicional i këngës me karakter garues i cili që prej themelimit në vitin 1986 mbahet në Prizren, Kosovë.[1]

Historik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali Zambaku i Prizrenit u themelua në vitin 1986 nga institucionet kulturore të Komunës së Prizrenit si dhe të Kosovës, si ngjarja e vetme kulturore e zhanrit të muzikës urbane, të tilla si baladat dhe serenatet.[2] Ideologu prapa këtij festivali ishte redaktori muzikor, Reshat Randobrava, i ndihmuar nga redaktori i programit të asaj kohe, Akil Koci. Ky festival përqendrohet më shumë në këngët tradicionale shqiptare, por disa edicione kanë pasur gjithashtu shfaqje nga grupe të tjera etnike nga Kosova.[3] [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 443. ISBN 9789951615846. OCLC 1083870022.
  2. ^ "Zambaku i Prizrenit - Culture & Events in Prizren" (në anglisht). inyourpocket.com. Arkivuar nga origjinali më 2014-03-01. Marrë më 2014-03-01.
  3. ^ "Prizren 360" (në anglisht). prizren360.com. Arkivuar nga origjinali më 2014-03-07. Marrë më 2014-03-01.
  4. ^ https://www.ecmandryshe.org/?page=1,17,232#.Xmde6qj0mM8

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]