Akil Koci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof.dr.sc.Akil Mark Koci është kompozitor i shquar dhe shumë i njohur kosovar shqiptar. Njihet me komponizime në zhanrin e të gjitha gjinive atë të këngës popullore Zambaku i Prizrenit, argëtuese dhe serioze.

Është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1974.

Në vitin 1976 shkroi baletin e parë shqiptarë në Kosovë, Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisë, që shkroi baletin e parë shqiptarë Cuca e Maleve. Njihet si krijuesi i parë i muzikës Avangarde (muzika pak më ndryshe).

Më 1976 me ftesen e Hazir Myftarit, drejtor i Teatrit Krahinor të Kosovës, shkruan baletin Sokoli e Mirusha.[1]

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra të korit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vokal & Piano[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

DY FJALË PËR LEXUESIN

Kompozitori i Artë - Akil Mark Koci gurthemel graniti i muzikës dhe kulturës bashkëkohore, të mirëfilltë shqiptare

Projekti botues – libri “Akil Koci dhe të tjerët”, i publicistit të mirënjohur Ndue Ukaj, na vjen si perlë shumë e këndshme dhe e merituar, mbi kolosin e artë të transformimeve historike të kulturës sonë të përgjithshme kombëtare, ne theks të veçantë të një shkëlqimi historik të muzikës sonë, që me këtë Kompozitor të pazëvendësueshëm është ngritur në piedestalin e perlave botërore artistike, që siç thonë kolegët e tij të plejadës muzikore mbarëshqiptare, e ka bërë diellin të lind në perëndim. Shumë nga kolegët e tij të këtij zanati të shenjtë, të Madhin Akil e cilësojnë si kolos i mirëfilltë dhe shtyllë e fortë graniti në kështjellën tonë kombëtare të kulturës, respektivisht të artit muzikor, duke e quajtur krijimtarinë e tij gjysmëshekullore si një fenomen që rrallë lind dhe rrezaton në botën njerëzore. Siç thonë shumë nga ata, e më konkretisht Akademik Vasil S. TOLE, që të mund të studjohet mirë veprimtaria fenomenale e të Madhit Akil Koci, së pari duhet të bëhet një studim i përgjithshëm i kompozicionit shqiptar. Duke mos harruar veprat kapitale të këtij kompozitori të madh, që plotësisht ia ndërroi faqen dhe kahun muzikologjisë shqiptare, respektivisht kryeveprat: “Filigranët”, “Sokoli e Mirusha”, “Kënga e Rexhës”, “Gloria Festive” – Nënës së Dhimbshme”, psalm që shkëlqen në përmasa botërore, kushtuar Nënë Terezës, po cekim edhe kontributin historik të këtij kryemjeshtri të artit muzikor, që për shumë vite e ka dhënë, në rolin e redaktorit përgjegjës të Radiotelevizionit të Prishtinës dhe si pedagog shembullor – profesor ordinar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë i lëndës “Njohuri e literaturës muzikore”. Për veprën e madhe të të Madhit Akil Koci, duhet të krenohemi të gjithë ne fara arbërore, që patëm fatin të jetojmë në shekujt XX dhe XXI, sepse ky kolos i dha kahje të bukur artit tonë muzikor, duke e ngritur atë në piedestalin e vlerave të shkëlqyeshme botërore. Ai, veç kryeveprave muzikore – kompozimeve historike, na ka dhënë shumë edhe në lëmin e literaturës muzikore, duke na njohur me vlerat e mëdha të kolosëve botërorë, siç janë Beethoven e të tjerët. Ka ditur të bashkëpuojë mirë dhe frytshëm edhe me kolegët shqiptarë. Bile për kolosin tjetër të muzikës shqiptare – Vinçenc Gjini-n ka bërë një libër të mirë. Ai ishte edhe lërues i pakrahasueshëm shkencor në lëmin e muzikologjisë dhe publicist, shembullor ndër të rrallët në lëmin e kulturës kombëtare dhe botërore. Mbase në këtë drejtim i kishte ndihmuar shumë edhe të qenët profesor universitar i literaturës muzikore. Profesor Akili kishte fatin edhe të ketë për bashkëshorte Gjejlane Broqi-n, një muziktare tipike e shembullore e soliste fantastike e këngës së vjetër qytetare shqiptare, që i kishte ndihmuar shumë në këtë profesion të shtrenjtë e të shenjtë. Prof. Akil Mark Koci ka komponuar edhe këngën shumë të popullarizuar “Zambaku i Prizrenit”, e cila – edhepse nën izolimin total komunist të Shqipërisë së Enver Hoxhës, kishte hyrë bujshëm në të gjitha zemrat e shqiptarëve, sepse ishte lejuar emitimi i saj përmes Radiotelevizionit Shqiptar, në interpretim të bilbilit të këngës popullore shqiptare – të së pavdekshmes Nexhmije Pagarusha. Veprat e mëdha të Akil Kocit në mënyrë dinjitoze kanë përfaqësuar muzikën tonë kombëtare edhe në manifestime prestigjioze ndërkombëtare, si në Amsterdam – më 1992, në bienalin e Venedikut – 2004, në Santa Cecilia – 2008 e të tjera dhe janë vlerësuar shumë lartë, si perla botërore të krijimtarisë muzikore. Kryemjeshtri Akil Koci ishte njëri nga shtyllat shumë të forta dhe vezulluese të Kështjellës së Përjetshme të muzikologjisë shqiptare, e motor i pandalshëm i zhvillimeve muzikore në Kosovë dhe në Shqipëri, si kompozitor, studjues, publicist e propagandues i arritjeve të mëdha në muzikën tonë. Profesori universitar në Akademinë e Arteve në Tiranë, Aleksandër Peçi e cilëson si personalitet të pazëvendësueshëm dhe figurë të rëndësishme të lirisë së mendimit perëndimor kompozicional në Kosovë, me dimensione diellore, nga Eposi ynë i veriut. Ndërkaq Prof Dr Fatmir Hysi, në maj 2010, ndër të tjera do t’i shkruante: “... Ju me kolegët që iu keni pri, keni bërë që edhe muzika jonë të njohë zhvillimet demokratike europiane, duke dominuar fryma e skemantizmit, tradicionalizmit dhe e pllakateve tingullore e agjitative, deri në ato propagandistike...”. Në studimet e tij shkencore e tematike, kolosi Akil Koci konstaton se arti muzikor, duke ndjekur pikësynmet e përshfaqjes së njeriut në marrëdhëniet ballafaquese në shoqërinë dhe në botën e vet të brendshme shpirtërore, është ipso facto, jo një lulëzim në hava (ajër), por në “njohje në vetënjohje”, siç do të thoshte Th. Gotjea. Në librin, që e botoi në dy vëllime “Vibracione të shpirtit shqiptar” ka shpalosur perlat më të bukura të artit tonë muzikor, të krijuara e të qëndisura bukur nga kolegët e tij bashkëkombas. Duke pasur parasysh tërë veprimtarinë e pakrahasueshme të të madhit kompozitor Akil Koci, Akademik Vasil S. Tole e radhitë atë në mesin e kolosëve iliro-arbërorë nëpër shekuj. Po e paraqesim për korrektësi radhitjen e kolosëve të muzikës iliro-arbërore, sipas Akademikut të sipërpërmendur: • Niketë Dardani – shekulli IV, autori i Hymnit “Te Deum laudemus”, që edhe sot është hymni i lavdishëm i Kishës Katolike Universale në mbarë botën. • Jan Kukuzeli – shek. XII-XIII, autori shumë shkrimeve dhe veprave muzikore bizantine të kishës orthodokse. • Martin Gjoka – realizuesi i “Skizmës”, respektivisht i nxjerrjes së muzikës nga institucioni i kultit të kishës katolike. • Fan S.Noli – edhe ky realizues i “Skizmës” dhe kompozitor e muzikolog i devotshëm. Autor i shumë veprave simfonike, vokale dhe instrumentale. • Palok Kurti – krijues i formacionit të parë laik shqiptar. • Thoma Nashi – krijues e dirigjent i bandës së parë zyrtare të shtetit shqiptar “Vatra”. • Kristo Kono – kompozitori i parë shqiptar që ka regjistruar muzikë në pllaka gramofoni. • Preng Jakova – krijuesi i operas së parë shqiptare “Mrika”. • Çesk Zadeja (1926 – 1997) – shtylla kryesore e muzikës shqiptare në shekullin tonë. • Tish Daija – krijuesi i baletit të parë shqiptar. • Lorenc Antoni – kompozitori i parë në muzikën kosovare dhe studjues i muzikës popullore në Kosovë dhe në Shqipëri. • Akil Koci – kompozitori i parë i muzikës atonale në Kosovë dhe në Shqipëri. • Feim Ibrahimi (1936 – 1997) – inicues i tendencave për një gjuhë atonale muziokore në Shqipëri.

Siç thamë edhe më parë – Profesor Akili është edhe studjues e publicist shumë i madh. Ai, edhepse – siç thotë vetë, në moshën e tretë, është i pandalshëm dhe i palodhshëm. E mba të fortë shkollën mbretërore të muzikës, për fëmijët shqiptarë në Londër. Shkruan dhe boton libra e shumë artikuj shkencorë. Por nuk ndalet edhe në stimulimin e motivimin humanitar të krijimtarisë së njerëzve në lëmenjë të ndryshëm, për çështjen kombëtare dhe për afirmimin e popullit tonë në botë. Në këtë kontekst, qe disa vjet jep çmimin tradicional “Akil Koci”, për të arritura në fusha të ndryshme krijuese, në manifestimin tradicional në përkujtim të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë “Takimet e Dom Mikelit”, në Stubëll të Vitisë. Të gëzojmë o shqiptarë artdashës dhe të jemi krenarë, që po jetojmë në shekujt e krijuesit të madh të vlerave dhe të perlave të pazëvendësueshme të muzikës dhe të kulturës sonë kombëtare, krahas atyre më të zhvilluarat dhe më të ndritshmet në botë. Le të jemi krenar që patëm fatin t’u takojmë shekujve të shkëlqyeshëm të Akil Kocit. Engjëll Koliqi Gusht-shtator 2010 Stubëll (Kosovë)

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2005 Çmimin i kompozitorit Akil Koci, e fitoi pianisti 12 vjeçar nga Tirana,Arti Marika.

Çmimi i kompozitorit Akil Koci jepet edhe në ,,Takimet e Don MIkelit,, Stubëll-Viti. Për vitin 2006 e ka fituar Kleriku Dr.Don Gjergj Gjergji për librin e botuar ,,Martirët e Karadakut,,kurse për vitin 2007 e ka fituar poeti Sarë Gjergji,për librin e poezive kushtuar Nënës Tereze. Akil Koci në Takimët e At Shtjefen Gjeqovit O.F.M. në Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit,aktorës tonë të famshme donator i të cilit është kompozitori i ynë i mirënjohur Akil Koci që jeton dhe vepron në Londër-Britani e Madhe Kompozitori Akil Koci,ndan edhe dy bursa njëvjëçare në Garat Ndërkombëtare të muzikës klasike që mbahën për çdo vjet në Prishtinë dy garuesve më të mirë fituesve apsolut si dhe një shpërblimin për ekzkutimin e veprës më të mirë të kompozitorit Shqiptar,për ekzekutimin e veprës më të mirë të Mozartit si dhe disa shpërblime të tjera.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Portat e Natës - RTK, 26 Maj 2007 1:09

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]