Rrapi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rrapi i Krujës

Rrapi (lat. Platanus) është një dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe, që bën lëndë të vogla me gjemba të imët përsipër. Rrapi paraqet një familje të pavarur të grupit Platanaceae. [1] Atdheu i kësaj gjinie është Amerika e Veriut: në jug dhe jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, Meksika, Guatemala, dhe në Evropë, Gadishulli Ballkanik duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Greqinë, Bullgarinë dhe Kroacinë. Rrapi mund të rritet deri në 50 metra në lartësi. Këto pemë mund të jetojnë për një kohë të gjatë, janë rezistente ndaj ndotjes, kështu që shpesh mbjellen në qytete përgjatë rrugëve si dhe në parqe. [2] [3]

Llojet[redakto | përpunoni burim]

Llojet më të njohura të rrapit janë:[4]

Emri botanik Emri i zakonshëm Shpërndarja
Platanus × acerifolia
(P. occidentalis × P. orientalis;
syn. P. × hispanica, P. × hybrida)
Lloje hibride Prejardhje e kultivuar
Platanus chiapensis Rrapi Chiapas Meksika
Platanus gentryi Rrapi Gentry Meksika
Platanus mexicana Rrapi Meksikan (sycamore) Meksika
Platanus oaxacana Rrapi Oaxaca Meksika
Platanus occidentalis Rrapi amerikan (American sycamore, buttonwood, occidental plane) Amerika e Veriut
Platanus orientalis Rrapi Oriental Evropa, Azia
Platanus racemosa Rrapi i Kalifornisë (California sycamore, western sycamore, aliso) California, SHBA
Platanus rzedowskii Rrapi Rzedowski Meksika
Platanus wrightii Rrapi i Arizonës (Arizona sycamore) Arizona, New Mexico, Meksika

Trungje të famshme[redakto | përpunoni burim]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]


Referime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Rrapi". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. f. 813.  734077163. 
  2. ^ Naumann, Helmut (2007). "Die Platane von Gortyna". më Kämmerer., Thomas Richard. Studien zu Ritual und Sozialgeschichte im Alten [Orient / Studies on Ritual and Society in the Ancient Near East. Tartuer Symposien 1998–2004]. Berlin, de Gruyter,. f. 207–226. 
  3. ^ Sunset Western Garden Book (1995), fq. 606–607
  4. ^ Catalogue of Life: 20th December 2017