Rrapi i Libohovës
Pamja

Rrapi i Libohovës është një trung (dru) rrapi i cili gjendet në qendër të qytetit të Libohovës të rrethit të Gjirokastrës. Dru i veçuar i rrapit (Platanus orientalis), me lartësi 32 m, diametër trungu 220cm, perimetër trungu 692 cm, perimetri i kurorës është 80 m, sipërfaqe e kurorës afërsisht 1200 m2, me moshë mbi 550 vjeçare. Ky monument ka vlera shkencore, arsimore, estetike, historike dhe turistike. Ai ruhet ende në gjendje shumë të mirë. Vihen re bashkim natyror i disa degëve. Burimi i ujit nën kurorën e rrapit e bënë edhe më tërheqës dhe çlodhës mjedisin për çdo vizitor. Vizitohet sipas intinerarit të degëzimit të superstradës Gjirokastër – Kakavijë deri në qytetin e Libohovës. Aty mund të vizitohet edhe Kalaja e Libohovës.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Rrapi i Libohovës (AKZM-AL)". Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2018. Marrë më 10 janar 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)