Jump to content

Rrapi i Marqethit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrapi i Marqethit ështe një monument natyror në rrethin e Matit. Është një zonë që ndodhet në afërsi të fshatit Lis,komuna me të njëjtin emër e rrethit të Matit.Ai ndodhet në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit. Kjo zonë përbën një dru rrapi të veçuar, me trung dhe kurorë të veçantë (ombrellë) me lartësi 20 m dhe diametër të trungut 120 – 130 cm dhe moshë mbi 180 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Lis. Rrapi i Marqethit vizitohet nga shumë turistë të vendit tonë dhe të shteteve të tjera.[1]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2018. Marrë më 20 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)