Arizona

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Arizona
Arizona
Shtet i SHBA-së
Flamuri_figura
noform
Ndërtesa e Parlamentit të Arizonës
Të dhëna kryesore
Quhet ndryshe The Grand Canyon State (Shteti i Kanionit të Madh)
Moto e shtetit Ditat Deus
Kryeqyteti Phoenix njëkohësisht qyteti më i madh
Qeverisja
Guvernator Jan Brewer
Senatorë John McCain
Jeff Flake
Sipërfaqja
Sipërfaqja 295.234 km2
Renditja në SHBA: i 6-ti
Popullsia
Popullsia (2010) 6.392.017 banorë
Renditja në SHBA: i 15-ti
Dendësia 22 banorë/km2
Gjeografia
Zona kohore Malore: UTC-7/-6
Pika më e lartë Humphreys Peak 3.582 m
Pika më e ulët Lumi Kolorado 22 m
Anëtarësia në SHBA
Anëtarësimi në SHBA 14 shkurt 1912
Renditja në SHBA: i 48-ti
Të dhëna të tjera
Shkurtimisht AZ
Faqja Zyrtare www.az.gov

Arizona (shqiptimi: Erizouna) është një Shtet Federal që gjindet në jugperëndim të ShBA-ve. Shkurtesa postale e Arizionës është AZ. Kryeqyteti i Arizonës është Phoenix.

Arizona është shteti i 48-të dhe i fundit i shteteve që kanë vijë kufitare me një tjetër shtet amerikan, që u pranua në Shtetet e Bashkuara më 14 shkurt 1912. Ajo ishte pjesë e territorit të Alta Kalifornisë në Spanjën e Re, kur ajo u bë pjesë e Meksikës së pavarur në vitin 1821. Pasi u mund në Luftën meksikano-amerikane, Meksika humbi shumicën e këtij territori tek Shtetet e Bashkuara në vitin 1848. Pjesa më jugore e shtetit të Arizonës u ble në vitin 1853 përmes Blerjes Gadsden.

Arizona jugore njihet për klimën e saj shkretëtirë, me verë shumë të nxehtë dhe dimër të butë. Arizona veriore ka pyje me pisha dhe bredha, Pllajën e Kolorados, disa vargmale (të tilla si malet San Françisko); si dhe kanione të thella e të mëdha.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Prodhimi i përgjithshëm bruto i shtetit për vitin 2011 ishte 259 miliard dollarë. Kjo shifër tregon që Arizona ka një ekonomi më të madhe se vende të tilla si Irlanda, Finlanda dhe Zelanda e Re. Përbërja e ekonomisë së shtetit është mesatarisht e shumëllojshme; edhe pse kujdesi shëndetësor, transporti dhe institucionet qeveritare mbeten sektorët më të mëdha.

Të ardhurat për frymë të shtetit janë 40.828 dollarë, duke u renditur i 39-ti në SHBA. Shteti kishte të ardhura mesatare familjare prej 50.448 dollarë, duke e bërë atë të 22-tin në vend dhe vetëm pak nën mesataren kombëtare të SHBA. Në fillim të historisë së saj, ekonomia e Arizonës mbështetej në prodhimin e bakrit, pambukut, gjedhit, agrumeve, dhe turizmit. Bakri ende e nxirret gjerësisht nga shumë miniera mbi tokë dhe nëntokë, duke përbërë dy të tretat e prodhimit të vendit.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]