Karolina e Veriut (anglisht: North Carolina) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ndodhet në juglindje të vendit. Kryeqytet i Karolinës së Veriut është Raleigh, ndërsa qyteti më i madh është Sharlot. Karolina e Veriut kufizohet me Karolinën e Jugut dhe Xhorxhian në jug, Tenesin në perëndim dhe Virxhinian në veri. Në lindje laget nga Oqeani Atlantik. Karolina e Veriut është shteti i 28 për nga sipërfaqja dhe i 10-i për nga popullsia nga 50 shtetet e SHBA-së. Karolina e Veriut njihet si "Shteti i Thembrës Bituminoze" (Tar Heel State) dhe "Shteti i Vjetër Verior" (Old North State).