Revolucioni Amerikan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Gjatë viteve 1600 dhe 1700, në Amerikën Veriore u vendosën njerëz që vinin nga ishujt Britanik,Franca dhe Holanda.Vendet ku këta njerëz ndërtuan banesat e tyre u quajtën koloni.Këto sundoheshin nga Britania e Madhe.Në vitet 1770,njerëzit që jetonin në këto koloni u ngritën kundër sundimit britanik.

Fillimi i Luftës[redakto | përpunoni burim]

Më 1775,një burrë i quajtur Pol Rever zbuloi se ushtarët britanikë po marshonin drejt një fshati të quajtur Leksington për t'i kapur kryengritësit që ndodheshin atje.Ai kalëroi gjithë natën për t'i lajmëruar kryengritësit, dhe kur britanikët arritën ata ishin të përgatitur.Beteja që pasoi shënoi fillimin e Luftës së Pavarësisë.

Pavarësia[redakto | përpunoni burim]

Më 1776,kryengritësit amerikan i shpallën kolonitë e pavarura nga sundimi britanik.Lufta vazhdoi dhe më 1781 britanikët u mundën.Kryengritësit ndërtuan një vend të ri të pavarur, -Shtetet e Bashkuara të Amerikës-.dhe shpallën president George Washington i cili ishte udhëheqësi i ushtrisë kryengritëse gjatë luftës.