Nevada

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Nevada
Nevada
Ndërtesa e Parlamentit të Nevadës
Ndërtesa e Parlamentit të Nevadës
Flag of Nevada
Official seal of Nevada
Nicknames: 
Silver State
Location of Nevada
Population
 • Total(2.012) 2,758,931
Websitewww.nv.gov

Nevada është një shtet në pjesën perëndimore, të Shteteve të Bashkuara. Nevada është shteti i 7-të për nga sipërfaqja, i 35-ti për nga popullsia ndër 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara. Gati tri të katërtat e popullsisë së Nevadës jeton në Qarkun Klark, i cili përfshin zonën metropolitane Las Vegas-Paradise, ku ndodhen tre qytetet më të mëdha të shtetit.

Kryeqyteti i Nevadës është Carson City. Nevada njihet zyrtarisht si "Shteti i Argjendtë" për shkak të rëndësisë së argjendit në historinë dhe ekonominë e saj. Ajo njihet edhe si "Shteti i Lindur në Betejë", për shkak se ajo e fitoi shtetësinë gjatë Luftës Civile.

Nevada është kryesisht shkretëtirë dhe ka reshje të pakta, shumica e saj ndodhet në Great Basin (Ultësira e Madhe). Zonat në jug të Ultësirës së Madhe ndodhen brenda shkretëtirës Mojave, ndërsa Liqeni Tahoe dhe lugina Sierra Nevada në skajin perëndimor. Rreth 86% e tokës së shtetit menaxhohet nga juridiksione të ndryshme civile dhe ushtarake të qeverisë federale amerikane.

Para arritjes së europianëve, në tokën që tani është Nevada jetonin, amerikanët vendas të fiseve Paiute, Shoshone, dhe Washoe. Europianët e parë që mbërritën për të eksploruar rajonin ishin spanjollë. Ata e quajtën rajonin Nevada (vend me dëborë) për shkak të dëborës që kishte mbuluar malet në dimër. Zona u bë pjesë e Njësisë Administrative të Spanjës së Re, dhe u bë pjesë e Meksikës, kur ajo fitoi pavarësinë në 1821.

Shtetet e Bashkuara e aneksuan zonën në vitin 1848 pas fitores së tyre në Luftën Meksikano-Amerikane, dhe ajo u përfshi si pjesë e Territorit të Utah në 1850. Zbulimi i argjendit në Comstock Lode në vitin 1859 çoi në një bum të popullsisë, që u bë një shtysë për krijimi i Territorit të Nevadës jashtë Territorit të Utah në 1861. Nevada u bë shteti i 36-të më 31 tetor 1864, si i dyti nga dy shtetet që iu shtuan SHBA-së gjatë Luftës Civile (i pari ishte Virxhinia Perëndimore).

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nevada përshkohet nga vargmale veri-jug vargjet. Shumica e këtyre vargmaleve kanë midis tyre lugina endorheike, që të muk përputhen me e portretizimin që jep termi "Ultësira e Madhe".

Pjesa më e madhe e pjesës veriore të shtetit është në Ultësirën e Madhe, një shkretëtirë e butë, që ka temperatura të larta në verë dhe temperatura të ulta në dimër. Herë pas here, lagështia nga Monsuni i Arizonës shkakton stuhi të verës, ndërsa stuhitë e Paqësorit mund të veshin zonën me dëborë. Temperatura më e lartë e regjistruar shtetit ishte 52 °C në Laughlin (lartësi prej 184m) më 29 qershor 1994.

Lumi Humboldt përshkon shtetin nga lindja në perëndim në të gjithë pjesën veriore të shtetit, duke u derdhur në gropën Humboldt pranë Lovelock, një shtrat liqeni të shteruar. Disa lumenj rrjedhin nga Sierra Nevada në lindje, si lumenjtë Walker, Truckee dhe Carson.

Megjithatë, jo e gjithë Nevada është brenda Ultësirës së Madhe. Degë të lumit Snake rrjedhin në veriun e largët, ndërsa lumi Kolorado, i cili formon një pjesë të madhe të kufirit me Arizonën, rrjedh në Nevadën jugore.

Vargjet malore, disa prej të cilave kanë maja mbi 4.000m mbi nivelin e detit, mbajne pyje të gjelbër mbi fushat e shkretëtirës, duke krijuar ishuj qielli për specie karakteristike për zonën. Luginat janë shpesh jo më ulët se 900m lartësi dhe disa në Nevadën qendrore janë mbi 1800m.

Një e treta jugore e shtetit, ku ku ndodhet Las Vegas, është brenda shkretëtirës Mojave. Zona ka më pak shi në dimër, por është më afër Monsunit të Arizonës në verë. Terreni është më i ulët, kryesisht nën 1.200m, duke krijuar kushtet për ditë të nxehta në verë dhe netë të ftohta në dimër.